Politike

Noka: Basha e Rama lobuan të shpallej Berisha non-grata, tani fabrikojnë dosje për Metën

Ai tha më tej se kur nuk e larguan Berishën nga politika me shpalljen non-grata, nisën të fabrikojnë dosje. 

6 Shtator 2022, 18:39 Nga F.M
Noka: Basha e Rama lobuan të shpallej Berisha non-grata, tani
Flamur Noka

TIRANË- Flamur Noka thotë se çështja e hetimit për Kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta është e orkestruar nga kryeministri Edi Rama. I ftuar në "Task Forcë", Noka tha se Rama e ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha lobuan për shpalljen non-grata të kreut të PD-së, Sli Berisha. Ai tha më tej se kur nuk e larguan Berishën nga politika me shpalljen non-grata, nisën të fabrikojnë dosje. 

"Edi Rama jo është shpallur, por është armik i shqiptarëve me sjelljen e tij. Sot, demokracia shqiptare është më e kërcënuar se kurrë. Nuk ka ndodhur kurrë që atë që ti nuk mund ta largosh me votë, ta largosh me ligj të veçantë. çfarë po përpiqet? Bënë gjithçka, lobuan bashkë, Edi Rama dhe Lulzim Basha për shpalljen non-grata të Sali Berishës, nuk e nxorrën dot jashtë loje. çfarë po bëjnë tani, por fabrikojnë dosje për Ilir Metën. Kur një pushtet me velgat e tij arrin në këtë pikë, që guxojnë të fabrikojnë dosje për ish-Presidentin,"- tha Noka ndër të tjera. 

flamur noka

Sondazh

Poll