Politike

VD-Shembjet në "Prestige", PD kërkon seance dëgjimore te 'mediat': U godit fjala e lire! PS: Është çështje ndërtimore

Demokratët kërkojnë të thirren drejtuesit e grupit mediatik në lidhje me sulmin që është bërë nga qeveria, referuar operacionit të IKMT-së për prishen e pishinave në resortin ‘Prestige’.

6 Shtator 2022, 14:19 Nga e.k
VD-Shembjet në "Prestige", PD kërkon seance dëgjimore
Flutura Açka

TIRANË- Partia Demokratike ka kërkuar një seancë dëgjimore në Komisionin për Edukimin dhe Informimin Publik për goditjen e grupit mediatik "Focus Media", ku bëjnë pjesë televizoni Neës 24, Gazeta Panorama dhe Balkanëeb.

Demokratët kërkojnë të thirren drejtuesit e grupit mediatik në lidhje me sulmin që është bërë nga qeveria, referuar operacionit të IKMT-së për prishen e pishinave në resortin ‘Prestige’.

"Në pretendimet e grupit mediatik sulmi ka ardhur në formë presioni për të ndryshuar linjën editoria. Kërkojmë një seancë dëgjimore, me përfaqësues nga të dyja palët.", tha Luçian Boçi

Përgjigjen për këtë kërkesë nga socialistët e dha nënkryetari i Komisionit, Petro Koçi i cili tha se nuk është një goditje për median e lirë.

“Nuk është vetën me mediat, nuk janë bërë për mediat, është çështje ndërtimore, urbanistike, kështu që ne hajde kërkojmë informacion, të mos themi, se dikush ka marrëdhënie me një pronar mediash dhe e sjell këtu në Komision, nuk është korrekt, të marrë informacion dhe nga grupi mediat, i kërkojmë informacion, Ministrisë së Brendshme, Tatimeve dhe pronarin, se kjo është shumë praktike”, tha Koçi.

flutura acka luciano boci

Sondazh

Poll