Politike

VD-Ardi Veliu merr drejtimin AMP, PD: I rrezikshëm dhe provokativ. Akuzohet se ka lidhje me krimin

Në një deklaratë për shtyp nga selia blu, Flamur Noka tha se Ardi Veliu është kampion në shkelje ligjore dhe etike, ndaj dhe emërimi i tij në AMP është provokativ dhe i rrezikshëm.

6 Shtator 2022, 14:20 Nga k.m.
VD-Ardi Veliu merr drejtimin AMP, PD: I rrezikshëm dhe provokativ. Akuzohet
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka komentuar faktin se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore tashmë do drejtohet nga Ardi Veliu, i cili është rikthyer në Policinë e Shtetit, pasi u shkarkua si zv.ministër i Transportit e po ashtu më herët si drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Në një deklaratë për shtyp nga selia blu, Flamur Noka tha se Ardi Veliu është kampion në shkelje ligjore dhe etike, ndaj dhe emërimi i tij në AMP është provokativ dhe i rrezikshëm. Për të provuar akuzat kundër Veliut, Noka ka përmendur ngjarjen e Elbasanit dhe akuzat e tjera se ka qenë i lidhur me krimin e organizuar.

“Me këto dy rekdore të zeza, Partia Demokratike paralajmëron se Ard Veliu është rikthyer, jo për ta mbikëqyrur Policinë, por për t’u siguruar se në zgjedhjet e ardhshme ajo do të jetë sërish dora e zgjatur dhe e pandëshkuar e Rilindjes në proces. Si dhe për të ruajtur lidhjet e vjetra me botën e krimit”, theksoi ai.

Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm, Flamur Noka

Rikthimi i njërit prej përgjegjësve të kriminalizmit të Policisë në vendin e krimit, është një ogur i keq i kësaj qeverie për cdo shqiptar q ë kërkon rend, siguri dhe një polici në shërbim të qytetarëve. Ardi Veliu, ish-drejtori famëkeq i Policisë së Shtetit, është kthyer në strukturën policore. Ai do të drejtojë Agjencinë e Mbikqyrjes Policore e cila, siç sugjeron emri, do të kontrollojë policët për shkelje etike dhe ligjore. Siç thotë populli: i varin ujkut zorrët në qafë. Ardi Veliu është kampion i shkeljeve etike dhe ligjore. Ai është kryepolici i akuzuar për lidhje me krimin e organizuar, me dorën deri në bërryl në qypin e korrupsionit. Ardi Veliu, mbi të gjitha, do të kujtohet për korruptimin strukturor të Policisë së Shtetit. Me korruptim strukturur duhet të kuptojmë politizimin deri në palcë, duke e kthyer armën e Policisë në pisqollë të Rilindjes. Gjithashtu Veliu është kryepolici që infektoi policinë e shtetit me virusin e prekjes dhe përfshirjes në zgjedhje. Me këto dy rekdore të zeza, Partia Demokratike paralajmëron se Ard Veliu është rikthyer, jo për ta mbikqyrur Policinë, por për tu siguruar se në zgjedhjet e ardhshme ajo do të jetë sërish dora e zgjatur dhe e pandëshkuar e Rilindjes në proces. Si dhe për të ruajtur lidhjet e vjetra me botën e krimit. Ardi Veliu e ka mbi vete damëkn e Elbasanit në zgjedhjet e shkuara. Jo vetëm peshën e një vrasjeje, por edhe prishjen e provave në vendngjarje. Riqarkullimi i Veliut nuk është thjesht kriza për kuadro të ndershëm në Polici, por filozofia e kryeministrit, ministrit dhe kësaj qeverie, sipas të cilëve monitorimi i Policisë u lihet të inkriminuarve. Partia Demokratike e sheh si të rrezikshëm dhe provokativ këtë emërim. Duke e ndarë armën e policisë nga pisqollat e pushtetit, ne garantojmë, si policët e ndershëm, ashtu dhe opinionin publik, se të korruptuaritdhe vrasësit e mitit të shtetit, çic është Ardi Veliu, do të japin llogari për cdo përfshirje në korruptim dhe inkriminim.

Kalimin e Veliut të drejtori i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore e njoftoi disa javë më parë Dosja.al. Ndërkohë që Veliu është emëruar në detyrën e re, e cila mbahej nga Muhamed Rrumbullaku, ky i fundit, po sipas burimeve të Dosja.al do të zërë vendin e Gledis Nanos. Pra do të jetë drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, por ky lajm edhe nuk është konfirmuar zyrtarisht, pasi është kryeministri Edi Rama, ai që e emëron postin e kryepolicit.

flamur noka ardi veliu pd

Sondazh

Poll