Sport

“Dhima, kampion jo inteligjent”, reagimi i presidentit Elez Gjoza: “I vëllai ishte me sportistët që u kapën me drogë”…

Sipas kreut të Federatës së Peshëngritjes, Shqipëria ka pasur edhe raste të mëparshme të dopingut që lidhen me Greqinë: “Në 2014, tre sportistë shqiptare të stërvitur në Greqi u kapën pozitivë”.

6 Shtator 2022, 20:12 Nga DOSJA

“Dhima, kampion jo inteligjent”, reagimi i presidentit Elez Gjoza:

TIRANE - Nuk ka vonuar shumë dhe me sa duket Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka mundur të argumentojë një pjesë të dyshimeve të saj në lidhje me pozitivitetin e dy peshëngritësve shqiptarë, Evangjeli Veli dhe Herlison Ismailanji.

Në reagimin e tij për ‘Top Channel’ presidenti Elez Gjoza numëron disa argumenta: “Çfarë do ky trajner i një vendi fqinj me sportistët tanë? Kjo nuk lejohet dhe për më tepër unë nuk kam akuzuar Pirro Dhimën, por Odise Dhimën ai ka qenë aty, por Pirro ka dashur me ta ngatërrojë bisedën”.

Më tej Gjoza vazhdon: “Të dy sportistët që u kapën me doping garojnë në Greqi pa leje”. Ndërkohë që sipas kreut të federatës, Shqipëria ka pasur edhe raste të mëparshme të dopingut që lidhen me Greqinë: “Në 2014, tre sportistë shqiptare të stërvitur në Greqi u kapën pozitivë”.

Ndërkohë, që në fund për deklaratën e Pirro Dhimës, në lidhje me kërkesën që do të bëjë ai për ta pezulluar nga kreu i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza e ka një përgjigje: “Pirro Dhima është një njeri me nivel inteligjence mesatare të një njeriu normal, s’ka ca më bën asgjë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll