Sport

Vjen shkarkimi i parë në Serie A/ Leucemia dhe rezultatet negative u bënë pengesë, Mihajlovic nuk është më trajner i Bologna-s

Sinisha Mihajlovic nuk është më trajner i Bolonjës. Shkarkimi erdhi në fund të diskutimit me drejtuesit e zhvilluar mëngjesin e së martës në Casteldebole, i cili nuk çoi në një marrëveshje për përfundimin e parakohshëm. T

6 Shtator 2022, 16:46 Nga DOSJA

Vjen shkarkimi i parë në Serie A/ Leucemia dhe rezultatet negative u

ITALI- Sinisha Mihajlovic nuk është më trajner i Bolonjës. Shkarkimi erdhi në fund të diskutimit me drejtuesit e zhvilluar mëngjesin e së martës në Casteldebole, i cili nuk çoi në një marrëveshje për përfundimin e parakohshëm. Trajneri serb e ka nisur keq sezonin ku në 5 javë numëron vetëm tri pikë,duke u gjendur në buzë të zonës së rënies, përpara Sampdorias dhe tre të sapopromovuarit Lecce, Cremonese dhe Monza.

Për Miha-n përfundon një eksperiencë e nisur në janar 2019, kur ai mori drejtimin nga Filippo Inzaghi. Tani skuadra do t'i besohet trajnerit të Primavera-s, Luca Vigiani, por tashmë klubi po punon për të gjetur një zëvendësues: ndër emrat në listë janë edhe ata të Claudio Ranierit, Paulo Sosa-s dhe Thiago Motta-s.

Në tre vjet e gjysmë Mihajlovic gjithmonë e ka udhëhequr ekipin drejt shpëtimit të sigurt, por ai kurrë nuk ia ka dalë në atë kërcim në cilësi që prisnin drejtuesit. Arritja më e madhe mbetet vendi i 10-të i sezonit 2018/19.

E.Ç (Dosja.al)

mihajlovic bologna

Sondazh

Poll