Sport

Përballja e fundit europiane, kur Juventusi i Lippit fitonte me 6 gola ndaj PSG! (Titujt e gazetave italiane)

Ka një pritje të madhe për ndeshjen në Champions League mes Juventusit dhe PSG-së.

6 Shtator 2022, 13:13 Nga DOSJA

Përballja e fundit europiane, kur Juventusi i Lippit fitonte me 6 gola ndaj

ITALI- Ka një pritje të madhe për ndeshjen në Champions League mes Juventusit dhe PSG-së. Kjo është një sfidë që shkon përtej fushës, pasi nëse është e vërtetë që të dy klubet nuk duhet të kenë shumë probleme për të fituar dy vendet e para në grup, përveç kësaj duhet pasur parasysh edhe konfliktin Agnelli-Al Khelaifi.

Përballja e fundit europiane mes dy skuadrave, megjithatë, daton në Superkupën e Europës të vitit 1996, ku bardhezinjtë sapo kishin fituar Kupën e Europës dhe ekipi francez që kishte fituar Kupën e Fituesve të Kupave. Përfundoi me një triumf të vërtetë të Juventusit: në ndeshjen e parë në Paris, Zonja e Vjetër fitoi me shfirat 6-1, ndërsa në ndeshjen e kthimit të luajtur në Palermo, skuadra e Marcello Lippit kontrolloi rezultatin dhe fitoi 3-1.

Ajo e 15 janarit 1997 ishte një shfaqje e vërtetë e forcës nga Juventus, i cili tashmë kishte fituar trofeun në ndeshjen e parë. Të nesërmen në gazetat e kohës kishte një eufori të madhe për fitoren e Juventusit: La Gazzetta dello Sport në faqen e parë kishte si titull: 'Cikloni Juventus, PSG e poshtëruar' ndërsa Tuttosport: 'StraJuve, PSG e përqeshur'. Tituj që nuk i linin vend imagjinatës por që pasqyronin mirë ecurinë e sfidës.

E.Ç (Dosja.al)

psg juventus

Sondazh

Poll