Sport

"Bayern? Mundësia më e mirë për të reaguar pas derbit", Inzaghi e di çfarë duhet bërë në Champions League!

Inter do të mundohet të harrojë humbjen në derbin e Madonnina-s ndaj Milanit dhe i gjithë fokusi tashmë është te sfida kundër Bayern Munich, planifikuar për nesër në orën 21:00.

6 Shtator 2022, 16:31 Nga DOSJA

"Bayern? Mundësia më e mirë për të reaguar pas

ITALI- Inter do të mundohet të harrojë humbjen në derbin e Madonnina-s ndaj Milanit dhe i gjithë fokusi tashmë është te sfida kundër Bayern Munich, planifikuar për nesër në orën 21:00.

Në Meazza, djemtë e Simone Inzaghit do të bëjnë debutimin sezonal në Champions League, pa favoret e parashikimit. Në konferencën për shtyp, trajneri i zikaltërve bëri një bilanc të situatës së skuadrës: "Të gjithë duhet të ngrihemi nga ky moment i keq. Formacioni? Do të vendos nesër. Ndeshja ndaj Bayernit duhet të jetë një mundësi".

NDESHJA- “Ne e dimë forcën e kundërshtarit tonë, grupi është shumë konkurues. Vijmë nga zhgënjimi i derbit, e dimë se çfarë përfaqësonte për tifozët dhe për klubin tonë”.

GRUPI- "Ne e dimë se duhet marrim 10 pikë në këtë grup. Objektivisht, është një grup shumë më i vështirë se viti i kaluar, por ne jemi Inter, ndaj përballja me Bayernin duhet të jetë një mundësi. Ata janë një nga skuadrat favoritë për të fituar Championsin. Ligë."

ROLI I SENATORËVE- “Kam parë stërvitjet e këtyre dy ditëve të fundit, kanë qenë ato që dua, ky grup ka një vit e tre muaj me mua, duke bërë gjëra të jashtëzakonshme. Në këtë moment ka vështirësi, ne kemi humbur dy ndeshjet e mëdha dhe e dimë se duhet të përmirësohemi.

E.Ç (Dosja.al)

inter bayern munich

Sondazh

Poll