Sport

Kontrata e Mbappe-s me PSG, New York Times zbulon shifrën që përfiton francezi

ew York Times ka publikuar këtë të martë një intervistë me një prej futbollistëve më të shquar si Kylian Mbappé.

6 Shtator 2022, 12:49 Nga DOSJA

Kontrata e Mbappe-s me PSG, New York Times zbulon shifrën që

PARIS- New York Times ka publikuar këtë të martë një intervistë me një prej futbollistëve më të shquar si Kylian Mbappé. Është folur shumë këtë verë për rinovimin e yllit francez me PSG dhe për një transferim te Real Madrid, klub që e kishte ndjekur për pesë vite.

Gazeta amerikane ka zbuluar edhe shifrat e kontratës miliona dollarëshe që PSG e mbështetur nga Katari i ofroi lojtarit për ta bindur që të mos largohej nga kryeqyteti francez. Sipas këtij informacioni, Mbappé do të marrë 250 milionë dollarë (251.46 milionë euro) për tre sezone, afërsisht 83 milionë për vit.

Disa nga titujt pas vendimit të tij për të qëndruar me PSG theksuan se paratë e Katarit ishin shumë për t'u rezistuar, me New York Times që pretendonte se Mbappé mori rreth 125 milionë për nënshkrimin e rinovimit, pagesa më e madhe e bërë ndonjëherë për një lojtar pa kontratë në historinë e sportit.

Megjithatë, ai ka insistuar në këtë intervistë se shumat e mëdha të parave të ofruara nuk ishin ato që e shtynë të merrte vendimin përfundimtar. “Sepse kudo që të shkoj do të më japin para”, tha ai.

E.Ç (Dosja.al)

mbappe psg

Sondazh

Poll