Sport

Prej vitesh luan me Kombëtaren e Francës, por sulmuesi lë nam me përgjigjen: Nuk e di si funksionon Liga e Kombeve!

Pas muajsh thashetheme dhe paqartësish, Ousmane Dembelè firmosi në mes të korrikut rinovimin e kontratës së tij me Barcelonën deri në vitin 2024.

6 Shtator 2022, 16:40 Nga DOSJA

Prej vitesh luan me Kombëtaren e Francës, por sulmuesi lë nam me

FRANCË- Pas muajsh thashetheme dhe paqartësish, Ousmane Dembelè firmosi në mes të korrikut rinovimin e kontratës së tij me Barcelonën deri në vitin 2024. Ish-sulmuesi i Borussia Dortmund, i cili mbërriti në Katalonjë në vitin 2017 për shumën prej 145 milionë eurosh, nuk e ka treguar kurrë plotësisht vlerën, edhe nëse prej disa kohësh duket se ka gjetur formën më të mirë.

Francezi është një personazh disi i çuditshëm: Nuk vjen në kohë në seancat stërvitore, i fiksuar pas video-lojërave dhe i dashuruar pas shakave, ai gjen gjithmonë një mënyrë për t'i bërë njerëzit të flasin për veten e tij. Dhe në një intervistë të fundit me Get French Football Neës në shoqërinë e Griezmann, ai u tha gazetarëve se nuk e kishte idenë se si funksionon Liga e Kombeve.

Në intervistën me shokun e ekipit Antoine Griezmann, secili prej tyre duhej t'i bënte pyetje tjetrit. Por pyetja e Petit Diable për rregullat e Ligës së Kombeve e la Dembelèn disi të hutuar: "Trajneri e shpjegoi, por unë nuk e kuptova," u përgjigj ai duke qeshur dhe duke tundur kokën.

E.Ç (Dosja.al)

dembele barcelona

Sondazh

Poll