Politike

VD-Ilir Meta jep datën: Në 13 shtator protestë para inceneratorit të Tiranës

Ilir Meta bëri thirrje për të protestuar tek inceneratori i Tiranës. 

6 Shtator 2022, 13:47 Nga k.m.
VD-Ilir Meta jep datën: Në 13 shtator protestë para inceneratorit
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka caktuar datën e parë të protestës, të cilën e paralajmëroi dje. Gjatë një konferencë për shtyp, Meta tha se më 13 shtator, në orën 18:00, do të dalin për të protestuar tek inceneratori i Tiranës. 

"Antishtet, antiligj në një kryevepër të korrupsionit botëror, ne si parti e Lirisë që protestën e parë ta bëjmë pas një jave të martën që vjen në orën 18:00 te inceneratori i Tiranës. "Kryeveprën" e korrupsionit të Qeverisë. Ftojmë të gjithë qytetarët. Ftojmë edhe të gjithë ata që kanë të drejtë që të protestojnë,"-tha Meta ndër të tjera në fjalën e tij.

ilir meta

Sondazh

Poll