Thoma Konomi vdiq 10 ditë pasi u arrestua, vëllai: E dhunoi Policia. (Kartela e vdekjes)
Thoma Konomi ndërroi jetë, ndërkohë që edhe shkaqet e vdekjes janë ende mistër. I vëllai, Adi Konomi pretendon se 57-vjeçari ka shkuar në vendlindje në fshatin Zhej të Zagorisë në gjendje të rëndë shëndetësore është shoqëruar nga bashkëfshatarët në spitalin e Gjirokastrës.

GJIROKASËR- Disa ditë më parë u raprtua për vdekjen e një 57-vjeçari që u kap nga Policia e Shtetit teksa tentonte të kalonte kufirin e gjelbër në Gjirokastër. Pak ditë pas kapjes, Thoma Konomi ndërroi jetë, ndërkohë që edhe shkaqet e vdekjes janë ende mistër. I vëllai, Adi Konomi pretendon se 57-vjeçari ka shkuar në vendlindje në fshatin Zhej të Zagorisë në gjendje të rëndë shëndetësore është shoqëruar nga bashkëfshatarët në spitalin e Gjirokastrës. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, është dërguar në Sanatoriumin e Tiranës, ku dhe ka ndërruar jetë më 31 gusht.
Ndër të tjera, vëllai i tij, Adi Konomi tha në një prononcim për mediat se do të ndjekë këtë çështje ligjërisht, duke paditur policinë e Gjirokastrës.
"Nga momenti që e kanë kapur këtu policët e kufirit, e kanë qëlluar me shqelm. Në motor ka pasur vetëm plaçkat, e kanë qëlluar pas shpine dhe ka rënë me gjithë motor. Ai nuk është hedhur vetë nga motori, sicc prtendojnë ata se ishte motor i vjetër, mund ta shihni në polici se në çfarë gjendje është motori. E kanë dhunuar, në bazë të dhënave që vëllai kishte thënë tek shtëpia në fshat. Ata dy policë pse e kanë dhunuar në mënyrë të tmerrshme, nëse kishte bërë gabim duhej të dënohej? Kam letrën se e kanë dënuar me 100 mije lek gjobë. E rrahët e gjakosët pse nuk e çuat në spital ta shpëtonit? Ju vëllanë tim nuk e shpëtuat se kishit frike se do dënoheshit? E mbajtën 5 ditë në komisariat dhe kur ishte në gjendje të rëndë e liruan. Policia e ka hedhur si kafshë atje në fshat. Nuk ishte në gjendje të fliste kanë thënë bashkëfshatarët. Ditën e premte e kanë çuar në gjendje të rëndë në spital. E kishin dëmtuar shumë, në bazë të autopsisë vdiq për shkak të çarjes së zorrëve,”- tha i vëllai.
Ndërkohë që Report Tv ka siguruar kartelën e vdekjes, në të cilën mjekësia ligjore ka deklaruar se shkak i vdekjes është inflamacioni në zorrë. Aty thuhet se nuk ka të dhëna për hematoma apo plagë të jashtme që mund të kenë sjellë vdekjen.

Por duke qenë se kanë dyshime lidhur me fatin e Konimit, bashkëfshatërve të tij i kanë dërguar një letër ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe strukturave. Kështu që Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nisur hetimet lidhur me rastin. Ndërkohë që trupi i pajetë i tij ndodhet ende në morg ndërsa familjarët ende nuk e kanë tërhequr.
Viktima, Thoma Konomi është vëllai i Franc Konomit, i cili është vrarë në atentat mafioz në Tiranë në 2010. Franc Konomi ka qenë personazh i botës së krimit, një prej të "fortëve" të Tiranës në vitet 1990-2000, por u ekzekutua nga 2 persona me motora që i zunë pritë vetëm 3 ditë kur sapo ishte kthyer nga Gjermania.
Sondazh
Tentuan t'i merrnin përmes mashtrimit 6 mijë euro një personi, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë
Policia TIRANË- Operacioni 'Fiction' ka zbuluar një rrjet mashtrimi që kryhej përmes rrjeteve sociale. Forcat blu informojnë se n&...
E ekzekutoi POLICIA- Vrasësi me sëpatë tronditi gjermanët, dalin detaje të reja mizore nga krimi në Berlin
Pamje nga vendi i krimit në Gjermani BERLIN- Një 23-vjeçar nga Kosova mëngjesin e së dielës në Berlin e goditi disa he...
EMRI- Gjendet pa shenja jete brenda hotelit një turiste hungareze në Ksamil
Ambulance SARANDË-Një 54-vjeçare me origjinë hungareze është gjetur ditën e sotme pa shenja jete në Ksamil. Vikti...
Vrasja e shqiptarit në Greqi, autori: I kisha borxh 75 mijë €, erdhi i dehur e më goditi
Shqiptari GREQI- Xhani Topalli është vrarë në Greqi për shkak të një mosmarrëveshje që kishte me një...
Nisin bisedimet teknike për njohjen reciproke të pensioneve Shqipëri-Greqi
Foto ilustruese ATHINË- Greqia dhe Shqipëria kanë nisur sot në Athinë bisedimet teknike për njohjen reciproke të pe...
'Ishte natyrale'/ Fshehu vetëvrasjen e gruas në Kamëz, ky është çifti Lika
Shefqet dhe Shahe Lika TIRANË- Ky është Shefqet dhe Shahe Lika. Burri fshehu vetëvrasjen e së shoqes duke raportuar te familjar&eu...
Me viza 3-mujore në Itali/ Si u kap Migert Harizi me 10 mln euro kokainë, s'nxorri asnjë fjalë
Foto ilustruese ITALI- Kishte shkuar në Ankona me një vizë turistike tre mujore dhe prej tre muajsh kishte marrë me qira edhe apartamen...
VD-Pati luhatje tensioni, 61-vjeçarja bie për vdekje në hapësirën mes godinave në Gjirokastër
GJIROKASTËR- Një grua ka ndërruar jetë ditën e sotme në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 'Kodra e Shtufit'.&n...
Vrasja e shqiptarit në Greqi, Topalli u gjet në rrugë i zhveshur, policia dyshon për më shumë autorë
Biznesmeni shqiptar GREQI- Gjysmë i zhveshur dhe i mbytur me litar është gjetur biznesmeni shqiptar, Xhani Topalli në Greqi. ...
Iu kapën 262 kg kanabis në banesë në gusht 2021 në Kaninë, arrestohet pas një viti Fatbardh Kapllanaj
Foto ilustruese VLORË- Ka rënë në prangat e policisë 46-vjeçari Fatbardh Kapllanaj, i shpallur në kërkim p&e...

