Aktualitet

Vrasja e shqiptarit në Greqi, autori: I kisha borxh 75 mijë €, erdhi i dehur e më goditi

Autori pretendon se 46-vjeçari po i bënte presion për paratë dhe se kishte shkuar shumë herë në hotel nën efektin e alkoolit, duke u bërë mjaft shqetësues.

6 Shtator 2022, 12:49 Nga A.B
Vrasja e shqiptarit në Greqi, autori: I kisha borxh 75 mijë €,
Shqiptari

GREQI- Xhani Topalli është vrarë në Greqi për shkak të një mosmarrëveshje që kishte me një biznesmen grek. Sipas medias greke “demokratiki”, 53-vjeçari është takuar me biznesmenin shqiptar në vitin 2014, kur ata kishin një partneritet. Në vitin 2019, 46-vjeçari ka marrë përsipër rinovimin e hotelit të autorit (të vrasjes), duke rezultuar në një borxh rreth 75 mijë euro. Mbrëmjen e së dielës, viktima, që dyshohet të ketë qenë i dehur, ka shkuar në hotelin e 53-vjeçarit.

Autori pretendon se 46-vjeçari po i bënte presion për paratë dhe se kishte shkuar shumë herë në hotel nën efektin e alkoolit, duke u bërë mjaft shqetësues. Të dielën mbrëma, kontraktori, siç pretendon autori, ka shkuar në hotel nën efektin e alkoolit dhe ka filluar të konfliktohet me të dhe më pas ka sulmuar djalin e tij. 

Autori tregon se i ka dalë përpara, për të mbrojtur djalin e tij nga goditjet dhe ka nisur sherri mes tyre. Më pas, i shtyrë nga instinktet e tij ka kapur një litar të cilin ia ka shtrënguar viktimës në qafë për ta vënë nën kontroll dhe e ka hedhur në tokë. Në këtë moment duket se ka ndodhur vdekja e biznesmenit shqiptar, shkruan media greke.

Së bashku me të birin e kanë zhveshur, i kanë hedhur rrobat dhe trupin e kanë çuar në një rrugë ku është gjetur nga policia. 46-vjeçari është parë gjithashtu në një kamerë sigurie në kioskë në orën 22:28 të së dielës duke blerë cigare dhe duke folur agresivisht në celular me një të panjohur.

Një ushtarak madje ka parë makinën e viktimës me të dhe dy persona të tjerë, në vendin e ngjarjes ku është gjetur e braktisur në orët e hershme të mëngjesit të së hënës, 29 gusht 2022.

vrasja e shqiptarit ne greqi vritet xhani topalli xhani topalli

Sondazh

Poll