Aktualitet

Vrasja e shqiptarit në Greqi, Topalli u gjet në rrugë i zhveshur, policia dyshon për më shumë autorë

Autori 53-vjeçar ka rrëfyer krimin dhe vendin ku kishte kryer vrasjen, pas presionit të policisë. Autori dhe viktima, para vrasjes, kishin lënë një takim për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre.

6 Shtator 2022, 12:21 Nga A.B
Vrasja e shqiptarit në Greqi, Topalli u gjet në rrugë i zhveshur,
Biznesmeni shqiptar

GREQI- Gjysmë i zhveshur dhe i mbytur me litar është gjetur biznesmeni shqiptar, Xhani Topalli në Greqi. 46-vjeçari me profesion kontraktor, u gjet në një rrugë të shkretë në Rodos nga policia.

Autori 53-vjeçar ka rrëfyer krimin dhe vendin ku kishte kryer vrasjen, pas presionit të policisë. Autori dhe viktima, para vrasjes, kishin lënë një takim për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre. Sipas informacioneve të mediave greke, bashkëshortja e autorit, duke mos ditur se i shoqi po mbahej për vrasjen e shqiptarit i është drejtuar autoriteteve policore për të denoncuar zhdukjen e tij. Më pas, policia e njoftoi se bashkëshorti i saj nuk ishte zhdukur por ishte arrestuar për vrasje. 

Autoritetet policore besojnë se ka të tjerë të përfshirë në vrasjen e kontraktorit fatkeq dhe babait të tre fëmijëve.

Babai i tre fëmijëve, rezultoi i zhdukur që prej datës 28 gusht, kur pati një takim me një hotelier 53-vjeçar nga Kallithea, për t'i dhënë detyrimin sipas një marrëveshjeje që kishin lidhur. 

Mbrëmjen e së dielës rreth orës 23:00 autori dhe viktima kishin lënë një takim për të arritur një marrëveshje në prani të një avokati për shlyerjen e borxheve. Autori tregoi para grupit hetimor se takimi i tyre ishte anuluar. Megjithatë, gjatë hetimeve, kamerat e sigurisë treguan të kundërtën, se takimi ishte zhvilluar mes tyre.

Burimi: Protothema.gr

vritet shqiptari ne greqi vritet xhani topalli

Sondazh

Poll