Aktualitet

Iu kapën 262 kg kanabis në banesë në gusht 2021 në Kaninë, arrestohet pas një viti Fatbardh Kapllanaj

Në vendin e quajtur “Çairet”, në fshatin Kaninë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e 46-vjeçarit të arrestuar sot, në një ambient të përshtatur si serë, që gjithashtu kishte edhe lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike.

6 Shtator 2022, 12:16 Nga k.m.
Iu kapën 262 kg kanabis në banesë në gusht 2021 në
Foto ilustruese

VLORË- Ka rënë në prangat e policisë 46-vjeçari Fatbardh Kapllanaj, i shpallur në kërkim për prodhimin në bashkëpunim të 262 kg kanabis në Kaninë të Vlorës. 46-vjeçari ishte shpallur në kërkim së bashku me shtetasit E. K., 22 vjeç dhe K. K., 21 vjeç, duke u bërë i shpallur i fundit në kërkim që prangoset nga Policia e Shtetit. 

Në vendin e quajtur “Çairet”, në fshatin Kaninë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e 46-vjeçarit të arrestuar sot, në një ambient të përshtatur si serë, që gjithashtu kishte edhe lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike. Bashkë më të në prnaga përfunduan 22-vjeçari Engjëllush Kapllanaj dhe 21-vjeçarin Klajdi Kapllanaj. Vjet në aksionin e Policisë gjithashtu u arrestuan kryeplaku i atëhershëm i Kaninës Andon Todi, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” dhe Gramos Islamaj, punonjës i OSHEE-së, për “Shpërdorim i detyrës”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Vlorë

Vijon operacioni policor i koduar “Çairet”.  Lokalizohet dhe vihet në pranga i kërkuari për prodhimin në bashkëpunim, të 262 kg kanabis që iu gjetën në banesë. Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale, të DVP Vlorë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale, të DVP Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një personi të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Çairet”, organizuan punën për kapjen e tij.

Në vijim të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: -F. K., 46 vjeç, banues në Kaninë, Vlorë, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, të kryera në bashkëpunim. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, së bashku me shtetasit E. K., 22 vjeç dhe K. K., 21 vjeç. 21-vjeçari u lokalizua dhe u arrestua më 12 prill të këtij viti. Në vendin e quajtur “Çairet”, në fshatin Kaninë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e shtetasit të vënë në pranga sot, F. K. si dhe në një ambient pranë saj, të përshtatur si serë, me lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike, u gjetën dhe u sekuestruan gjithsej 262 kg kanabis dhe fidanë narkotikë të kultivuar. Vijon puna për kapjen e shtetasit E. K, të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

fatbardh kapllanaj operacioni Çairet

Sondazh

Poll