Aktualitet

Tentuan t'i merrnin përmes mashtrimit 6 mijë euro një personi, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

Dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me anë të mashtrimit në një rrjet social, duke u prezantuar si dikush tjetër, i kanë kërkuar shtetasit F. B., 33 vjeç, shumën prej 6000 eurosh.

6 Shtator 2022, 13:17 Nga A.B
Tentuan t'i merrnin përmes mashtrimit 6 mijë euro një
Policia

TIRANË- Operacioni 'Fiction' ka zbuluar një rrjet mashtrimi që kryhej përmes rrjeteve sociale. Forcat blu informojnë se në pranga ka përfunduar personi me inicialet T.Y, banues në Tiranë. Ky person do të hetohet për veprën penale 'Mashtrimi' e po ashtu u shpall në kërkim bashkëpuntori i tij 39-vjeçari me inicialet F.GJ.

Dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me anë të mashtrimit në një rrjet social, duke u prezantuar si dikush tjetër, i kanë kërkuar shtetasit F. B., 33 vjeç, shumën prej 6000 eurosh.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimit ekonomik. Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë, operacioni policor i koduar "Fiction". U prezantuan me identitet të rremë në një rrjet social, për t'i marrë një shtetasi nëpërmjet mashtrimit, 6000 euro, identifikohet dhe vihet në pranga 34-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunetori i tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas se në një rrjet social 2 persona të paidentifikuar i janë prezantuar me identitetin e një shtetasi tjetër dhe duke e mashtruar, i kanë kërkuar një shumë parash prej 6000 eurosh, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe ndalimin këtyre shtetasve në kuadër të operacionit policor të koduar "Fiction".

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi T. Y., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mashtrimi" dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi F. Gj., 39 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me anë të mashtrimit në një rrjet social, duke u prezantuar si dikush tjetër, i kanë kërkuar shtetasit F. B., 33 vjeç, shumën prej 6000 eurosh. Vijon puna për kapjen e shtetasit F. Gj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

mashtrim ne facebook mashtrim tirane

Sondazh

Poll