Aktualitet

Vdekja e Thoma Konomit, i vëllai: Policia e dhunoi në mënyrë të tmerrshme për 5 ditë, më pas e hodhën si kafshë

Sipas vëllait të viktimës, Konomi është dhunuar në mënyrë të tmerrshme nga efektivët e për shkak të saj ka ndërruar jetë. 

5 Shtator 2022, 20:36 Nga F.M
Vdekja e Thoma Konomit, i vëllai: Policia e dhunoi në mënyrë
Foto Ilustruese

GJIROKASTËR- Vëllai i Thoma Konomit kërkon që të zbardhet vdekja e mistershme e 57-vjeçarit, i cili ndërroi jetë në paraburgimin e Gjirokastrës. Në një intervistë për FaxNeës, ai shprehet se i vëllai është mbajtur për 5 ditë në komisariat në gjendje të rëndë dhe nuk i është dhënë ndihma e nevojshme. Sipas vëllait të viktimës, Konomi është dhunuar në mënyrë të tmerrshme nga efektivët e për shkak të saj ka ndërruar jetë. 

“Dua që të zbardhet ngjarja dhe ata që kanë bërë këtë krim të dalin para drejtësisë. Vëllain në momentin që e kanë kapur këtu e kanë qëlluar pas shpine dhe ka rënë më gjithë motor. Lerë se ca thonë që është hedhur me motor. Ata e kanë dhunuar. Pse e kanë dhunuar në këtë mënyrë kaq të tmershme? Unë kam letrën që e kanë dënuar me 100 euro gjobë. E rrahën e gjakosën, pse nuk e çuan në spital vëllain tim ta shpëtonin. E mbajtën 5 ditë në komisariat, doktori i ka bërë gjilpëra, e kanë hedhur si kafshë në fshat. Vëllai im po jepte shpirt. Nuk ishte në gjendje të fliste. 5 netë, e kishin dëmtuar shumë keq, pastaj e çuan në spital. Vëllai im vdiq nga çarja e zorrës dhe shumë goditje. Doktoresha më tha se ka vdekur, e kanë dhunuar, e ka dhunuar policia greke. Një fshatar e ka çuar rastësisht, kur e ka marrë fshatari ka qenë me të vjella, kishte dhimnbje, çdo gjë ishte e vonuar,"- u shpreh ai.

Thoma Konomi vdiq pak ditë më parë në përpjekje për të kaluar kufirin e gjelbër në Gjirokastër. Në 20 gusht, Konomi u arrestua nga policia pasi u kap duke u futur në Shqipëri në mënyrë të paligjshme, nga kufiri i gjelbër në PKK Kakavijë ndërkohë që drejtonte një motomjet tip “Kawasaki”. Ai është mbajtur në komisariat, u dënua me gjobë dhe më pas u lirua. Por, në gjendjen që ishte, spitali nuk e ndihmonte dot dhe 57-vjeçari ndërroi jetë. 

thoma konomi

Sondazh

Poll