Aktualitet

VD-Pati luhatje tensioni, 61-vjeçarja bie për vdekje në hapësirën mes godinave në Gjirokastër

Aksinja Lulo, që u gjet e pajetë nga banorët e pallatit në lagjen Kodra e Shtufit në Gjirokastër, kishte probleme me tensionin e ulët të gjakut.

6 Shtator 2022, 12:33 Nga A.B

VD-Pati luhatje tensioni, 61-vjeçarja bie për vdekje në

GJIROKASTËR- Një grua ka ndërruar jetë ditën e sotme në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 'Kodra e Shtufit'. Aksinja Lulo, që u gjet e pajetë nga banorët e pallatit në lagjen Kodra e Shtufit në Gjirokastër, kishte probleme me tensionin e ulët të gjakut.

Sipas dëshmitarëve, 61-vjeçares i janë marrë mend teksa hynte në pallat dhe ka rënë në hapësirën mes dy pallateve. Praktikisht vendi nga ka rënë është kati i parë por gruaja është rrëzuar në hapësirën nën nivelin e hyrjes me një lartësi gati 2.5 metër, për pasojë ajo ka humbur jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 12:20, në lagjen “Kodra e Shtufit”, Gjirokastër, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga një lartësi, shtetasja A. L., 61 vjeçe, banuese në Gjirokastër, e cila për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

vdes nje grua ne gjirokaster gjirokaster

Sondazh

Poll