Aktualitet

E ekzekutoi POLICIA- Vrasësi me sëpatë tronditi gjermanët, dalin detaje të reja mizore nga krimi në Berlin

BILD shkruan se i riu nga Kosova i kishte goditur me sëpatë tetë dyer të banesave në ndërtesën ku e kreu krimin. Der Westen, ndërkaq, shkruan se “ky akt mizor në Berlin të lë pa fjalë”.

6 Shtator 2022, 13:03 Nga k.m.
E ekzekutoi POLICIA- Vrasësi me sëpatë tronditi gjermanët,
Pamje nga vendi i krimit në Gjermani

BERLIN- Një 23-vjeçar nga Kosova mëngjesin e së dielës në Berlin e goditi disa herë me sëpatë një 27-vjeçare ukrainase, deri kur ajo vdiq. Policia e qëlloi kosovarin, duke e lënë të vdekur, ndërsa organet atje po merren me hetimin e rastit.

“A ishte akti i një të çmenduri të dehur nga droga dhe alkooli?”, thuhet në shkrimin e sotëm të gazetës së njohur gjermane, Bild për krimin, të cilin e quan “akt horror”,"- përcjell Gazeta Express.

Kjo gazetë shkruan se kosovari i kishte goditur me sëpatë tetë dyer të banesave në ndërtesën ku e kreu krimin. Der Westen, ndërkaq, shkruan se “ky akt mizor në Berlin të lë pa fjalë”. Edhe policia nuk mundi të parandalonte gjakderdhjen, shkruan kjo gazetë.

Në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë ishin dëshmitar të një krimi monstruoz. 23-vjeçari u gjet duke e goditur me sëpatë 27-vjeçaren nga Ukraina, e cila ishte e shtrirë në tokë në banesën në katin e 9-të të ndërtesës.

“Kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vend, një burrë po e godiste një grua me sëpatë, kështu që oficerët përdorën armën e zjarrit”, tha zëdhënësi i policisë Martin Dams në një deklaratë.

Siç raportoi Bild të martën (6 shtator), ka të dhëna se 27-vjeçarja është ukrainas dhe ka punuar si prostitutë. 23-vjeçarin, mediat e identifikojnë si shqiptar nga Kosova. Veçanërisht tronditëse janë përshkrimet e fqinjëve, të cilët e panë atë me sëpatë në katin e nëntë dhe të dhjetë të ndërtesës. Mësohet se ai i ka thyer edhe ngrohëset me sëpatën e përgjakur.

“Ma goditi edhe derën time, pashë një djalë me pamje të çrregullt”, citon Bild njërin nga qiragjinjtë në atë ndërtesë./ BILD

vritet shqiptari nga kosova ne gjermani gjermani

Sondazh

Poll