Sport

Kroos: “Largimi nga Bayern Munchen, vendimi im më i mirë që kam marrë”...

“Erdha në Spanjë pa e ditur gjuhën, por u bashkova me klubin më të rëndësishëm të botës. Jam shumë i lidhur me Florentino Perez, klubin dhe tifozët, sepse është një çështje zemre,”- ka deklaruar mesfushori gjerman Toni Krros.

6 Shtator 2022, 11:36 Nga DOSJA

Kroos: “Largimi nga Bayern Munchen, vendimi im më i mirë që

GJERMANI - “Dua të nënvizoj se paratë kanë rëndësi deri në njëfarë pike. Të ardhurat nga të drejtat televizive në Angli janë shumë më të mëdha se pjesa tjetër e Europës, por klubet ishullore kanë pak sukses në Europë,”- ka deklaruar mesfushori gjerman i Real Madridit, në prag të startit të ndeshjeve në grupe të Champions League.

Në vijim, Toni Kroos, fitues i pesë kupave ‘veshgjatë’ në radhët e skuadrës ‘los blancos’  ndalet edhe te vendimi që mori kohë më parë për të lënë kampionët e Bayernin në Bundesligë: “Ishte vendimi më i mirë që kam marrë në karrierën time profesionale dhe private. Isha 24 vjeç dhe kisha një djalë të vogël.

Erdha në Spanjë pa e ditur gjuhën, por u bashkova me klubin më të rëndësishëm të botës. Organizova jetën me detyrën që nuk duhej të lija asgjë pas dore në skuadër. Jam shumë i lidhur me Florentino Perez, klubin dhe tifozët, sepse është një çështje zemre. Që prej ditës së parë presidenti më ka bërë të ndihem i lumrur te Reali. Kam 8 vjet këtu dhe nuk ka menduar për asnjë moment që të më largojë”.

B.T (Dosja.al)  

Sondazh

Poll