Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ PSG-Juventus klasifikohet me rrezikshmëri të nivelit 2…

Ndeshja e mes PSG-së dhe Juventus të martën në mbrëmje në ‘Parc des Princes’ nga organet e DNLH-së mendohet e rrezikshme...

6 Shtator 2022, 08:06 Nga DOSJA

CHAMPIONS LEAGUE/ PSG-Juventus klasifikohet me rrezikshmëri të nivelit

FRANCE - Divizioni Kombëtar i Huliganizmit (DNLH) në Paris e ka klasifikuar PSG-Juventus, të martën në mbrëmje, si një ndeshje rreziku të nivelit 2 (nga 5). Priten 1500 tifozë të ‘Zonjës së Vjetër’, përfshirë 150 ultras. Klubi italian nuk i ka shitur të gjitha biletat e disponueshme në zonën e mbështetësve të saj (afërsisht 2000 vende).


Bardheblutë nuk u ka shitur bileta as ultrasve të tij, por këta të fundit kanë mundur t'i marrin ato nëpërmjet shoqatave të shumta të Juves, të pranishme në Francë dhe Europë. Autoritetet publike franceze e kanë klasifikuar në nivelin 2 të rrezikshmërisë këtë takim të Champions League, kjo edhe për shkak të frikës nga prania e tifozëve të Napolit, armiq të atyre të Juventusit. 

Por autoritet franceze shpresojnë që ata të mos kalojnë nga Parisi në mbështetje të skuadrës së tyre, që do të ndeshet të mërkurën me Liverpool. Gjithsesi, për ndeshjen PSG-Juventus do të mobilizohen nga 400 deri në 450 CRS ose xhandarë të lëvizshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll