Sport

Babai-menaxher i Bernardo Silvës: “Kur erdhën propozimet, ishte tepër vonë”...

Barcelona u përfol gjithmonë si një destinacion shumë i mundshëm për lojtarin e Cityt, por e vërteta është, se ishte PSG-ja që ‘tundi’ 70 milionë euro në ditët e fundit të merkatos

6 Shtator 2022, 07:47 Nga DOSJA

Babai-menaxher i Bernardo Silvës: “Kur erdhën propozimet, ishte

PORTUGALI - Paulo Silva, menaxher biznesi dhe babai i Bernardo Silva, ishte një nga të ftuarit e shumtë në forumin ‘Football Talks’, që po zhvillohej në Cidade do Futebol, në Oeiras.

Gjatë sezonit të mbyllur, e ardhmja e djalit të biznesmenit ishte një nga temat me interes më të madh në merkato, por e vërteta është se Bernardo Silva vazhdon të luajë për Manchester Cityn, gjë për të cilën Paulo Silva ka folur.

“Kishte shumë biseda, por asgjë konkrete në kohën e duhur. Kur u shfaqën propozimet ishte tepër vonë dhe nuk ishin në momentin e duhur për askënd. Nëse gjërat do të ndodhnin, do të duhej të ishin më racionale dhe jo emocionale. Skenari ideal nuk u sigurua. Por Bernardo është 28 vjeç, është një lojtar i pjekur dhe ka ende shumë për t'i dhënë futbollit dhe për t'u rritur”,- u shpreh babai i numrit 20 në kampionin anglez.

Gjatë verës, Barcelona u përfol gjithmonë si një destinacion shumë i mundshëm për Bernardo Silvan, por e vërteta është se ishte PSG-ja që ‘tundi’ 70 milionë euro në ditët e fundit të merkatos, propozim që u refuzua nga Man.City.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll