Sport

Rrëfim rrënqethës i një viktime tjetër të Benjamin Mendyt: “Më përdhunoi edhe pse i thashë ‘Jo’ sepse isha me perioda”…

Një vajzë 19-vjeçare shpjegoi në Polici abuzimin seksual që pësoi nga Benjamin Mendy dhe juria e gjyqit ka dëgjuar deklaratën e ashpër të të resë.

6 Shtator 2022, 10:49 Nga DOSJA
Rrëfim rrënqethës i një viktime tjetër të Benjamin
Benjamin Mendy akuzohet për tetë përdhunime, një sulm seksual dhe një tentativë përdhunimi

ANGLI - Juria në gjyqin e Chesterit të Benjamin Mendy, një lojtar i Manchester Cityt, i akuzuar për tetë përdhunime, një sulm seksual dhe një tentativë përdhunimi, që dyshohet se kanë ndodhur midis 2018 dhe 2021, dëgjoi një deklaratë të policisë nga një prej femrave që ka denoncuar futbollistin.

19-vjeçarja u tregoi me lot në sy hetuesve, se si u zgjua me Mendin përsipër që po e përdhunonte, pasi shkoi vetëm në shtrat në rezidencën e futbollistit në Cheshire, ku kishte dhoma paniku, në të cilat ai mbyllte viktimat e tij. Vajza shpjegoi se po festonte me Benjamin Mendin dhe miqtë e tij dhe se ata vendosën ta mbyllnin mbrëmjen në pallat, derisa ajo vendosi të tërhiqej në një nga dhomat e shtëpisë së futbollistit për të pushuar. Ankuesja tregon se ajo hoqi bikinin dhe vendosi të flinte për pak me të brendshme, në një krevat dopio në katin e fundit, derisa u zgjua me futbollistin sipër.

"Gjithçka që mbaj mend është zgjimi me Mendin mbi mua. Ishte e tmerrshme... Unë isha në anën time të shtratit dhe ai ishte sipër meje,- shpjegoi ajo. - Mbaj mend që i thashë se nuk doja të bëja asgjë sepse kisha periodat",- tha e reja, e cila pranoi se rreth orës pesë të mëngjesit kishte shkuar në shtrat e dehur pasi kishte pirë shampanjë, tekila dhe verë roze.

“Ai nuk tha asnjë fjalë, por më dha një peshqir për ta vënë nën vete”, ka thënë ajo në deklaratën e saj. Ankuesja shpjegoi, se pasi doli nga rezidenca, ajo kishte marrë vesh se një tjetër shoqe e saj ishte përdhunuar nga futbollisti dhe se dy ose tre muaj më parë, ajo kishte kryer marrëdhënie seksuale me Mendyn, por se në atë rast ajo ishte esëll dhe ata ishin konsensualë.

Dënimi me të cilin mund të përballet Benjamin Mendy, nga zhvillimet e deritanishme të gjyqit, mund të variojë nga 5 deri në 20 vjet burg, megjithëse ai mund të përballet me një dënim të përjetshëm. Gjithsesi Benjamin Mendy u deklarua i pafajshëm për të nëntë akuzat për krime seksuale. Në maj 2022, Mendy u deklarua i pafajshëm për nëntë akuzat për krime seksuale kundër tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll