Sport

Leo Messi në ‘telashe’, resorti e tij luksoz në Ibiza që kushtoi 11 milionë, ndërtim pa leje…

Qendrat e banimit u ndërtuan pa lejet e nevojshme. I njëjti burim shton, se argjentinasi tashmë ia ka dorëzuar çështjen ekipit të avokatëve në përpjekje për legalizimin e banesave.

6 Shtator 2022, 07:31 Nga DOSJA

Leo Messi në ‘telashe’, resorti e tij luksoz në Ibiza

SPANJE - Messi është përfshirë në një polemikë të re në Spanjë. Aktualisht në PSG, ylli argjentinas shpenzoi 11 milionë euro në një resort në Ibiza për një surprizë të pakëndshme.

Sipas ‘Telecinco’, parcela prej 16.000 metrash katrorë e blerë nga Messi është e paligjshme.  Rezidenca u ndërtua pa lejet e nevojshme, gjë që lojtari e kuptoi vetëm pasi kishte bërë banesën.

I njëjti burim shton, se Messi tashmë ia ka dorëzuar çështjen ekipit të avokatëve në përpjekje për legalizimin e banesave. Që kjo të ndodhë, shtypi iberik thekson se do të duhet të shpenzojë edhe më shumë para, për punimet për të qëndruar brenda parametrave të ligjit spanjol.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll