Sport

Penalltitë dhe ‘çështja Pogba’, Kylian Mbappé: “Preferoj të besoj Paul!”...

Përpara ndeshjes me Juventusin të martën në Champions League në ‘Parc des Princes’, ylli francez i PSG-së siguroi se nuk shqetësohej për "penalltitë" me Neymar, ose nga afera Pogba në të cilën ai përmendej.

6 Shtator 2022, 10:24 Nga DOSJA

Penalltitë dhe ‘çështja Pogba’, Kylian

FRANCE - Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Juventusit, krahas trajnerit Galtier, ishte edhe sulmuesi Kylian Mbappe, i cili u sulmua me pyetje nga gazetarët, si për çështjen e penalltive me Neymar, por edhe atmosferën dhe implikimin e tij në konfliktin e familjes Pogba.

“Numri 1 nuk do të thotë që ju do t’i gjuani të gjitha penalltitë. Ju duhet të dini se midis nesh nuk ka asnjë problem me këtë. Ne kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie të bazuar në respekt, me momente të ftohta dhe të nxehta. Ka raste kur jemi miq të mirë dhe raste të tjera kur flasim më pak. Por ka shumë respekt. Jeta nuk është lineare me dy lojtarë të këtij karakteri,”- shpreh Mbappe.

Penalltitë dhe ‘çështja Pogba’, Kylian

Ndërsa pyetjes, se e mund të ndikojë çështja Pogba në marrëdhënien e tij me Paul, ai u shpreh: “Jo, preferoj t'i besoj fjalës së një shoku të skuadrës. Ai më thirri, më dha versionin e tij të fakteve. Sot është fjala e tij kundër fjalës së vëllait të tij. Unë do t'i besoj shokut tim në interes të kombëtares. Jam shumë i shkëputur nga e gjithë kjo, do të shohim si do të shkojë çështja”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll