Sport

Vlerësimi i Cassanos: "Haaland nuk është i veçantë, Julián Álvarez është më i mirë"...

Ish-futbollisti karizmatik italian ka folur për Erling Haaland dhe Julián Álvarez, duke bërë një krahasim midis tyre, që po komentohet shumë.

6 Shtator 2022, 11:20 Nga DOSJA

Vlerësimi i Cassanos: "Haaland nuk është i

ANGLI - Antonio Cassano, ish-lojtari karizmatik përpos të tjerave edhe i Real Madridit, ka bërë disa deklarata për sulmuesit e rinj të Manchester Cityt, norvegjezin Erling Haaland dhe argjentinasin Julián Álvarez, të cilat kanë pasur shumë jehonë. Ish-futbollisti italian tha se Haaland, i cili ka shënuar 10 gola në gjashtë ndeshje të Premier League, "nuk është i veçantë" dhe se Julián Álvarez "është më i mirë".

"Haaland do të shënojë 90 gola, ai është shumë i fortë, ai është si një Romelu Lukaku, por më i fortë. Gjithsesi, unë mendoj se Julián Álvarez është më i mire, sepse ka më shumë cilësi,"- tha Cassano në kanalin ‘Twitch Boba TV’. Cassano nuk hezitoi të krahasonte Haaland me dy sulmues të mëdhenj si Christian Vieri dhe Adriano: "Haaland nuk është i veçantë. Unë e shoh pak si Adriano te Interi dhe ai ka ecurinë e Vierit".

Adriano shënoi 77 gola në 180 ndeshje për Interin, Fiorentinën dhe Parmën, ndërsa Vieri shënoi 142 gola në 264 ndeshje të Serisë A për Torinon, Atalantën, Juventusin, Lazion, Interin, Milanin dhe Fiorentinën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll