Sport

Norvegjia e përjashtoi nga kombëtarja mefushorin, që nënshkroi me klubin rus...

“Të gjithë ramë dakord të ushtrojmë presion mbi Rusinë dhe ne duhet të jemi aktivë në pozicionin tonë. Për sa kohë që përfaqëson një klub rus, Normann nuk do të përfaqësojë kombëtaren e Norvegjisë”

6 Shtator 2022, 06:54 Nga DOSJA

Norvegjia e përjashtoi nga kombëtarja mefushorin, që

NORVEGJI - Federata Norvegjeze e Futbollit njoftoi këtë të hënë se Mathias Normann do të përjashtohet nga ndeshjet e radhës të kombëtares. Kjo për shkak se mesfushori 26-vjeçar, i cili ka luajtur në 12 ndeshje, është afër nënshkrimit për një klub rus.

“Nuk i takon federatës të vendosë për klubin e lojtarëve, por ne jemi në një situatë të jashtëzakonshme. Të gjithë ramë dakord të ushtrojmë presion mbi Rusinë, si një pjesë luftarake e një pushtimi dhe ne duhet të jemi aktivë në pozicionin tonë. Për sa kohë që përfaqëson një klub rus, Normann nuk do të përfaqësojë kombëtaren e Norvegjisë”, shpjegoi Lise Klaveness, presidente e federatës.

I formuar në Lofoten, Mathias Normann e kaloi sezonin e kaluar te Norwich, i huazuar nga Rostov, një klub rus që ai përfaqëson që nga viti 2018. Megjithatë thuhet se, mesfushori mbrojtës së fundmi ka rënë dakord të transferohej te Dinamo e Moskës.

Norvegjia e përjashtoi nga kombëtarja mefushorin, që

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll