Sport

E bujshme/ Pogba ndryshon planet e Juventusit dhe ndoshta të Francës! Vendimi i sotëm ishte i papritur

Zhvillime të reja në frontin e Paul Pogba: francezi, çuditërisht, ka vendosur të operohet në gjurin e djathtë.

5 Shtator 2022, 21:29 Nga DOSJA
E bujshme/ Pogba ndryshon planet e Juventusit dhe ndoshta të Francës!

ITALI- Zhvillime të reja në frontin e Paul Pogba: francezi, çuditërisht, ka vendosur të operohet  në gjurin e djathtë. Koha e rikuperimit është midis 40 dhe 60 ditë.  Tani pritet vetëm deklarata e klubit bardhezi.

Është një zgjedhje e papritur, ndoshta rezultat i periudhës delikate që po kalon francezi: problemi i gjurit u shfaq gjatë turneut në SHBA, duke e vendosur mesfushorin përballë një udhëkryqi: të vepronte menjëherë, duke rrezikuar të jetë sërish i disponueshëm vetëm në fillim të vitit 2023, apo të rrezikonte duke luajtur pavarësisht nga kundër indikacionet? Fillimisht Pogba kishte zgjedhur opsionin e dytë, për të ndryshuar mendje vetëm në orët e fundit.

Në ditët e ardhshme ai do t'i nënshtrohet meniskektomisë, duke shpresuar që të jetë sërish i disponueshëm para Kupës së Botës në Katar.

Një periudhë jo e lehtë për francezin, madje as për Allegrin, i cili sheh zgjatjen e kohëve të rikuperimit të një lojtari kyç për mesfushën e re.

E.Ç (Dosja.al)

pogba juventus

Sondazh

Poll