Sport

Vinícius Jr. konvertohet si spanjol, një dhimbje koke më pak për Ancelottin…

La Liga lejon vetëm tre lojtarë të luajnë nga jashtë Bashkimit Europian, në 25 të regjistruar nga secili klub. Real Madridi tani ka një hapësirë më shumë

5 Shtator 2022, 19:29 Nga DOSJA

Vinícius Jr. konvertohet si spanjol, një dhimbje koke më pak

SPANJE - Real Madridi njoftoi këtë të hënë, se Vinícius Júnior ka fituar nënshtetësinë spanjole. Anësori brazilian bëri betimin për kushtetutën e vendit më 2 shtator, duke u bërë natyralizuar kështu si spanjol.

Është kjo më pak dhimbje koke për Carlo Ancelottin. Pra, Vinicius nuk llogaritet më zyrtarisht si një lojtar jashtë komunitetit europian dhe liron një vend të çmuar për stemën e Madridit. Mos harroni se La Liga lejon vetëm tre lojtarë të luajnë nga jashtë Bashkimit Europian në 25 të regjistruar nga secili klub.

I formuar te Flamengo, Vinícius Júnior iu bashkua Real Madridit në vitin 2018. Në total, ai ka shënuar 40 gola në 175 ndeshje për skuadrën ‘los blancos’.

Vinícius Jr. konvertohet si spanjol, një dhimbje koke më pak

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll