Sport

‘Kleçka’ të kontratës, ja sa do të përfitojë për çdo sezon Lewandowski te Barcelona…

Nëse, në sezonin 2024/2025, sulmuesi polak luan në më pak se 55% të ndeshjeve, Barcelona do të mund të ushtrojë të drejtën për ta ndërprerë me kosto zero kontratën…

5 Shtator 2022, 19:01 Nga DOSJA

‘Kleçka’ të kontratës, ja sa do të

SPANJE - Programi spanjoll ‘Què t'hi jugues’ zbuloi këtë të hënë disa detaje të kontratës së Robert Lewandowski që ka nënshkruar me Barcelonën deri në vitin 2026, ku nuk përjashtohet edhe paga e 34-vjeçarit polka deri në vitin e tretë të kontratës.

Nëse, në sezonin 2024/2025, sulmuesi luan në më pak se 55% të ndeshjeve, Barcelona do të mund të ushtrojë të drejtën e një klauzole për të ndërprerë me kosto zero kontratën me lojtarin, duke mos qenë e detyruar ta kompensojë atë financiarisht.

Për sa i përket pagës neto, mësohet se Robert Lewandowski do të fitojë 10 milionë euro këtë sezon, 13 sezonin e ardhshëm dhe 16 në 2024/2025. Në këtë të fundit, nëse vazhdon të jetë në ‘Camp Nou’, do të marrë sërish 13 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll