Sport

Di Maria, mungesa madhe në transfertën e Parisit. Ja të besuarit e Max Allegrit...

Anësori argjentinas nuk arriti të rikuperojë dëmtimin, ndërsa dy lojtarët e tjerë, Rabiot dhe Alex Sandro, kanë kapërcyer problemet fizike dhe mund të jenë opsione.

5 Shtator 2022, 18:39 Nga DOSJA

Di Maria, mungesa madhe në transfertën e Parisit. Ja të besuarit

ITALI - Juventus udhëton drejt Parisit, për ndeshjen e parë të Grupit H në Champions League (ku bën pjesë dhe Benfica e Haccabi Haifa), me një mungesë të madhe. Blerja e re e bardhezinjve, Ángel Di María, nuk është pjesë e zgjedhjes së Massimiliano Allegrit për duelin ndaj PSG-në.

Anësori argjentinas pësoi një dëmtim në kofshë në ndeshjen kundër Fiorentinës dhe nuk u rikuperua në kohë për t'u përballur me ekipin e vjetër (ai ka luajtur për PSG-në midis 2015 dhe 2022). Nga ana tjetër, dy lojtarët e tjerë, Rabiot dhe Alex Sandro, kanë kapërcyer problemet fizike dhe mund të jenë opsione.

Kujtohet, se Allegri nuk mund të mbështet më te Szczesny, portieri i rregullt i portës së Juventusit, i cili gjithashtu u dëmtua në fitoren ndaj Spezias (2-0), të mërkurën e kaluar. Ja dhe të përzgjedhurit e Max Allegrit:

Di Maria, mungesa madhe në transfertën e Parisit. Ja të besuarit

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll