Politike

Kryemadhi: ‘Autoriteti i Dosjeve’ falsifikoi për Metën siç bënte Bashkim Sorra te ‘Rruga e Kavajës’

Ajo tha gjithashtu se kjo dosje e falsifikuar ka ‘helmuar’ dhe ndërkombëtarët.

5 Shtator 2022, 23:32 Nga F.M
Kryemadhi: ‘Autoriteti i Dosjeve’ falsifikoi për Metën
Monika Kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, deklaroi se protestat që do të nisin së shpejti kanë një agjendë të qartë. E ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv, Kryemadhi përmendi në emision edhe ‘Autoritetin e Dosjeve’ që akuzon Metën si bashkëpunëtor të ish-sigurimit.

Sipas saj, dosja është falsifikuar. Ajo tha gjithashtu se kjo dosje e falsifikuar ka ‘helmuar’ dhe ndërkombëtarët.

"Protestat kanë një agjendë që fillon dhe mbaron me rrëzimin e qeverisë. Protestat kanë agjendat e tyre, takime me ndërkombëtarët që janë helmuar me falsifikime. Dosja e 'Autoritetit të Dosjeve' për Metën është falsifikim siç falsifikonte Bashkim Sorra tek Rruga e Kavajës,"- tha Kryemadhi.

monika kryemadhi

Sondazh

Poll