Politike

"Ramën do ta palosim" Meta: Unë do dalë në protestë me qytetarët

Gjatë fjalës së tij me strukturat e PL-së në Berat, Meta ka theksuar se niveli i varfërisë në Berat dhe në të gjithë Shqipërinë është rritur në maksimum.

5 Shtator 2022, 19:19 Nga I.A
"Ramën do ta palosim" Meta: Unë do dalë në
Ilir Meta

BERAT- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar nga Berati se kupa e durimit për këtë qeveri jo vetëm që është mbushur por edhe po derdhet. Gjatë fjalës së tij me strukturat e PL-së në Berat, Meta ka theksuar se niveli i varfërisë në Berat dhe në të gjithë Shqipërinë është rritur në maksimum. Po ashtu, Meta ka theksuar se ai do të dalë sëbashku me qytetarët në protesta për të hequr këtë qeveri. 

"Ne do ta shembim Edi Ramën, me protesta, lëvizje qytetare dhe zgjedhje. Do ta palosim, se ju duket si I gjatë ai juve. Se e unë e njoh shumë mirë Edi Ramën, në atë mënyrë që e Meriton. Një njeri I papërgjegjshëm që ka thëne fjalët më të përçmueshme për popullin tonë. Ne e nisëm këtë sesion të ri me iniciativë shumë konkrete, për ligjin për indeksimin e pagave. Ne e dimë ku është inflacioni sot, ku është çmimi i naftës sot. Se ku është niveli i varfërisë sot ne Berat dhe të gjithë Shqipërinë, por ai nuk do t’ia dijë se kujton se do vazhdojë të hutojë, opozitën me lojërat e tij. Ne jemi shumë të qartë dhe s’do t’i lëmë asnjë minutë kohë Edi Ramës dhe bandës e tij që të vazhdojnë të vjedhin të qetë. Ne do zbresim  në çdo sheh beteje, jo vetëm në Kuvend sot ku u kërkoj deputetëve tanë të jenë 5 herë më aktivë seç kanë qenë deri tani, se një nga ata përfaqëson 4-5 mandate me vota gjaku. Mbi të gjitha unë vetë do të jem atje para Parlamentit dhe me të gjithë qytetarët shqiptarë, në mënyrë që të dëgjohet zëri. Atë do ta kompensojë populli aty para parlamentit," tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll