Politike

Gjekmarkaj: Ka tre skenare për Metën, nëse dosja është manipuluar, duhet t'i kërkojnë falje

Sipas tij, duhet të gjendet e vërteta dhe nëse rezulton që është manipuluar, Metës i duhet kërkuar falje. 

5 Shtator 2022, 21:46 Nga F.M
Gjekmarkaj: Ka tre skenare për Metën, nëse dosja është
Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka kërkuar që të zbardhet nëse ka apo jo një dosje për kryetarin e Partisë së Lirisë, njëkohësisht ish-Presidenti i vendit, Ilir Meta. I ftuar në "Top Story", Gjekmarkaj tha se janë tre skenare që ekzistojnë për Metën, që qeveria ka manipuluar dosjen, që ai nuk ka bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit dhe që dosja të jetë e vërtetë. Sipas tij, duhet të gjendet e vërteta dhe nëse rezulton që është manipuluar, Metës i duhet kërkuar falje. 

"Në këto 32 vite dosjet duhet të ishin hapur 32 herë. Meta duhet të vërtetojë që dosja është e manipuluar. Tre janë skenarët e mundshëm për Ilir Metën E para, qeveria ka manipuluar dosjen për Iliri Metën, e dyta ka qenë një dosje për Ilir Metën që nuk ka bashkëpunuar me ish-sigurimin e shtetit, ose e treta që mund të ketë bashkëpunuar dhe duhet vërtetuar. Të hapet dosja dhe nëse nuk ka bashkëpunuar, gjëja e parë që duhet bërë është që t’i kërkojnë falje Ilir Metës, ose nëse rezulton bashkëpunëtor të vazhdojnë procedurat. Duhet ta vërtetojmë. Çdo kush që ka qenë bashkëpunëtor nuk dihet të ketë post të lartë në politikë. Unë besoj që parlamenti ka të drejtë të votojë çdo ligj që është për transparencë. Por njeriu konvertohet dhe kjo e drejtë hyn në politikë. Raporti është më krimin, nëse nuk ka krime, njeriu mund të konvertohet,"- thotë Gjekmarkaj. 

agron gjekmarkaj ilir meta

Sondazh

Poll