Politike

FOTOGALERI/ Rama 'kokë më kokë' me Ballukun, Berisha futet i buzëqeshur krah Nokës e Vokshit, çfarë s'u pa në Kuvend

Ajo që bie në sy është fakti se ish-kryedemokrati, Lulzim Basha ishte i vetëm në ditën e parë të punimeve të kuvendit, ndërkohë që kreu i PD, Sali Berisha u shfaq i qeshur krah "besnikëve të tij, Albana Vokshi dhe Flamur Noka. Alibeaj kujdeset që të rregullojë xhaketën pasi zbret nga makina.

5 Shtator 2022, 19:44 Nga e.k
FOTOGALERI/ Rama 'kokë më kokë' me Ballukun, Berisha
Belinda Balluku dhe Edi Rama

TIRANË- Ka nisur ditën e sotme sesioni i ri parlamentar. Deputetët janë treguar të kujdesshëm që të vijnë në orar dhe të jenë të kuruar në ditën e parë të punës pas pushimeve të gushtit. Ajo që bie në sy është fakti se ish-kryedemokrati, Lulzim Basha ishte i vetëm në ditën e parë të punimeve të kuvendit, ndërkohë që kreu i PD, Sali Berisha u shfaq i qeshur krah "besnikëve të tij, Albana Vokshi dhe Flamur Noka. Alibeaj kujdeset që të rregullojë xhaketën pasi zbret nga makina.

Ndërkohë kryeministri Rama që në nsije të seancës u shfaq i fokusuar tek zëvendësja e tij, Belinda Balluku me të cilin siç duket dhe nga fotot po diskuton një temë serioze. Dhe këtë seancë grupi i PD-së është shfaqur i ndarë pasi deputetët që vazhdopjnë të mbështesin ish-kryedemokratin, Lulzimk Basha u panë të vinin së bashku në Kuvend. Ata dukeshin të buzëqeshur teksa shkëmbenin dhe biseda mes tyre.

seance plenare 5 shtator 2022

Sondazh

Poll