Politike

Veliaj ‘fshin’ të pastrehët: Në Tiranë nuk ka njerëz që flenë rrugëve, i marrim i strehojmë, do jenë futbollistët e së ardhmes

Veliaj e krahasoi Tiranën me Barcelonën dhe Neë Yorkun e tha se ndryshe nga këto kapitale, në qytetin shqiptar nuk gjen të pastrehë që flenë rrugëve.

5 Shtator 2022, 22:25 Nga F.M
Veliaj ‘fshin’ të pastrehët: Në Tiranë nuk ka
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është i bindur se në kryqytetin shqiptar nuk ka asnjë person që fle në rrugë, duke hedhur poshtë të pastrehët me të cilët qytetarët përballen çdo ditë në rrugë.

I ftuar në “Top Story”, Veliaj e krahasoi Tiranën me Barcelonën dhe New Yorkun e tha se ndryshe nga këto kapitale, në qytetin shqiptar nuk gjen të pastrehë që flenë rrugëve. Ai shtoi se Tirana ka qendra ku strehohen të gjithë ata që kanë nevojë për një vend për të futur kokën, por pa përmendur asnjë emër qendre dhe asnjë adresë. Sipas tij, njerëz të tillë mund të jenë talentet e të ardhmes.

“Tirana nuk ka njerëz që flenë në rrugë, shko në Barcelon,ë nuk them që jemi më mirë se Barcelona, por në këtë aspekt po. Shko në New York, unë e kam shokut kryebashkiakun e atij vendi, por është plot me njerëz që flenë në rrugë. Në Tiranë nuk flen askush në rrugë sepse ka qendra ku strehohen.i marrin përdore dhe i çojnë atje, i thonë po, mund të jesh futbollisti i të ardhmes,”- tha Veliaj.

A ka Tirana qendra të tilla funksionale?

erion veliaj

Sondazh

Poll