Politike

Ironizon Meta: Me borxhet që ka marrë Rama, do kisha bërë tunelin nga Berati në Londër

Po ashtu, Meta ka theksuar se me borxhet që ka marrë Rama gjatë qeverisjes së tij, ai do të kishte bërë një tunel nga Berati në Londër. 

5 Shtator 2022, 19:31 Nga I.A

 

BERAT- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ironizuar borxhet që ka marrë Rama gjatë qeverisjes së tij. Gjatë fjalës së tij, Meta ka deklaruar se synimi i tyre është që të shkatërrojnë klanin mafioz të Ramës. Po ashtu, Meta ka theksuar se me borxhet që ka marrë Rama gjatë qeverisjes së tij, ai do të kishte bërë një tunel nga Berati në Londër. 

"Ne synojmë të shkatërrojmë këtë klan mafioz, që të shpëtojmë popullin nga shtypja. Ne jemi aty që të heqim taksën e qarkullimit dhe të karbonit, që të ulet çmimi i karburantëve, ne do jemi në protesta qytetare dhe politike, kudo ku ndodh afera dhe vidhen qytetarët, atje ku ndodh krimi. Ne do të jemi kudo në të gjithë vendin. Ilir Meta ka qenë kryeministër 30 vjeç dhe ka bërë punë të jashtëzakonshme. Me kaq borxhe sa ka marrë Rama, do kisha bërë tunel nga Berati në Londër”, tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll