Politike

Gjekmarkaj s'ia kursen komplimentet Veliajt, Koka i publikon videon: Opinionisti i Ballës me votat e demokratëve

E duke postuar një video të shkurtër me fjalët e Gjekmarkajt, Koka shkruan se Gjekmarkaj që u zgjodh me votat e demokratëve, këtë mbrëmje ka marrë rolin e një opinionisti në studion e gazetarit Sokol Balla.

5 Shtator 2022, 22:29 Nga F.M
Gjekmarkaj s'ia kursen komplimentet Veliajt, Koka i publikon videon:
Agron Gjekmarkaj

TIRANË- Gazetari Bledian Koka ka komentuar ‘komplimentet’ e deputetit e nënkryetarit të kuvendit të Shqipërisë Agron Gjekmarkaj kundrejt Bashkisë së Tiranës. Gjekmarkaj u dërgua në Kuvend nga listat e Partisë Demokratike, por këtë mbrëmje, i ndodhur në studion e “Top Talk”, ka përmendur ndryshimet e bëra në Tiranë nga Veliaj, që sipas tij kanë lënë ‘gjurmë’.

E duke postuar një video të shkurtër me fjalët e Gjekmarkajt, Koka shkruan se Gjekmarkaj që u zgjodh me votat e demokratëve, këtë mbrëmje ka marrë rolin e një opinionisti në studion e gazetarit Sokol Balla.

“Ja pra! E merr, e ben deputet, e ben dhe nenkryetar te Kuvendit te Shqiperise dhe ai diten e pare te sesionit parlamentar vendos te sherbeje si opinionist tek Kol Balla dhe i njeh meritat Erion Veliajt ne Tirane per "disa gjurme ndryshimesh si bulevardi e sheshi"...p.s...N/kryetari i Kuvendit te Shqiperise me votat e demokrateve dhe vendim te Lulzim Bashes sonte eshte opinionist ne emision me titull "Veliaj Hera e Trete"!”- shkruan Koka.

agron gjekmarkaj erion veliaj bledian koka

Sondazh

Poll