Politike

Veliaj: Ndërtimi i teatrit të ri dështoi se u rrit çmimi i çelikut

Kryebashkiaku shtoi se garat për ndërtimin e Tetrit të ri kanë dështuar pasi është rritur çmimi i çelikut, i betonit dhe i shumë produkteve të tjera.

5 Shtator 2022, 23:06 Nga F.M
Veliaj: Ndërtimi i teatrit të ri dështoi se u rrit çmimi i
Kryebashkiaku Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj është shprehur se ndërtimi i teatrit të ri ka dështuar për shkak të krizës pas luftës së nisur në Ukrainë. I ftuar në ‘Top Talk”, Veliaj u pyet për ‘rivalin’ dhe përmendi një prej shumë gjëravë që nuk ka realizuar në Tiranë. Kryebashkiaku shtoi se garat për ndërtimin e Tetrit të ri kanë dështuar pasi është rritur çmimi i çelikut, i betonit dhe i shumë produkteve të tjera.

"Këtë mandat kemi hapur 26 shkolla, tetë kopshte, hapëm kopshtin zoologjik, po punojmë për terminalet interurbane. Por, armiku më i madh ishin gjërat e papandehura. Tërmeti… as e kishim menduar, sa kisha fituar zgjedhjet, pothuajse gjithçka shkoi atje. Një pjesë e madhe e financave shkoi te strehimi dhe rindërtimi. Rivali më i madh do të ishte diçka e paparashikuar. Energjia, e kemi dëgjuar nga ministrja Belinda Balluku e kryeministri Edi Rama që na pret periudhë e vështirë. Dështoi gara e teatrit dhe disa të tjera. Dështoi sepse është rritur çmimi i çelikut, i betonit dhe i shumë produkteve të tjera. Nëse kam një frikë për të ardhmen është cila do të jetë beteja tjetër, por kjo është koha jonë, dita e shqiptarëve për të ecur para dhe për të bërë gjëra të mrekullueshme,”- tha Veliaj.

erion veliaj

Sondazh

Poll