Bota

Truss zgjidhet kryeministrja e Britanisë, liderët botërorë mesazhe urimi, Von der Leyen: Përballemi së bashku me shumë sfida

Të shumta kanë qenë dhe reagimet e ardhura pas fitore së Truss nga kolegë, "kundërshatë" të fortë në garë por dhe nga liderët botërorë.

5 Shtator 2022, 16:40 Nga e.k
Truss zgjidhet kryeministrja e Britanisë, liderët botërorë
Liz Truss

BRITANI- Liz Truss është zyrtarisht kryeministrja e re e Britanisë pasi mori bekimin e konservatorëve. Në fjalën e mbajtur menjëherë pas fitores Truss falenderoi Rishi Sunak, kandidatin që ishte përballë saj por dhe ish-kryeministrin tashmë Boris Johnson.

Të shumta kanë qenë dhe reagimet e ardhura pas fitore së Truss nga kolegë, "kundërshatë" të fortë në garë por dhe nga liderët botërorë.

REAGIMET:

Rishi Sunak: Faleminderit të gjithëve që më votuan në këtë fushatë. Unë kam thënë gjatë gjithë kohës se konservatorët janë një familje. Është e drejtë që ne tani bashkohemi pas kryeministres së re, Liz Truss, ndërsa ajo drejton vendin në kohë të vështira.

 Boris Johnson: Urime @trussliz për fitoren e saj vendimtare. Tani është koha që të gjithë konservatorët ta mbështesin atë 100%.

"Urime @trussliz për fitoren e saj vendimtare. Tani është koha që të gjithë konservatorët ta mbështesin atë 100%,” tha Johnson.

Joseph Borrell: I uroj asaj më të mirën. Uroj suksese dhe shpresoj se do të kemi një kontribut të rëndësishëm për të përmirësuar marrëdhëniet mes BE-së dhe Britanisë së Madhe me perspektivën e pajtueshmërisë së plotë të marrëveshjes së Brexit-it.

Ursula Von der Leyen: Urime, @trussliz. BE dhe Britania e Madhe janë partnerë. Ne përballemi së bashku me shumë sfida, nga ndryshimet klimatike te pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Maroš Šefçoviç: urime @trussliz. Një marrëdhënie pozitive ka një rëndësi të madhe strategjike. Jam gati të punoj intensivisht dhe në mënyrë konstruktive me bashkëbiseduesin tim të ri në Mbretërinë e Bashkuar për të nxitur një partneritet të tillë, në respekt të plotë të marrëveshjeve tona.

liz truss

Sondazh

Poll