Bota

Përdhunimi i 11-vjeçares/ Gazetari: Ishte e birësuar, nga qendra e rehabilitimit e hoqën prindërit

Ndërsa Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, Vehbi Mujku tha se gjendja emocionale dhe psikologjike e 11-vjeçares vijon të mos jetë e  mirë.

5 Shtator 2022, 15:38 Nga F.M
Përdhunimi i 11-vjeçares/ Gazetari: Ishte e birësuar, nga
Gazetari Alban Bogaj në “Shqipëria Live”

TIRANË- Gazetari Alban Bogaj ka deklaruar se drejtori i Përgjithshëm i dorëhequr i Policisë, i cili u largua nga posti pas ngjarjes së rëndë, Samedin Mehmeti banon në lagjen ku jeton edhe 11-vjeçarja e përdhunuar nga pesë persona. Në një lidhje me Skype në emisionin "Shqipëria Live", Bogaj u shpreh se të arrestuarit gjithashtu janë pjesë e një grupi kriminal që mund të kenë trafikuar edhe persona të tjerë. Gazetari ka shtuar se e mitura është birësuar në shtëpinë e fëmijës në moshën 2-vjeçare dhe është fëmijë i vetëm, pasi familja birësuese nuk kishte fëmijë tjetër biologjik.

 “Ajo është larguar pas orës 7 të mbrëmjes dhe deri në orën 12 kur është gjetur. Zoti Mujku tha se vajza e kërcënonte se do të bënte vetëvraje nëse se lejonin të shkonte në shtëpi dhe këtu tregohet se vajza ka qenë në gjendje të rëndë. Është e konfirmuar se Samedin Mehmeti banon edhe në lagjen ku banon viktima. Grupi kriminal mund të ketë trafikuar edhe persona të tjerë,"- tha gazetari.

Ndërsa Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, Vehbi Mujku tha se gjendja emocionale dhe psikologjike e 11-vjeçares vijon të mos jetë e  mirë.

“Gjendja vijon të mos jetë e  mirë. Është vendosur në një nga strehimoret e partnerëve, kemi mbajt disa seanca, ajo është e përjashtuar nga të gjitha informacionet që po ndodhin, po merremi me trajtim, po kujdesemi që të mos informohet, sepse ka një numër të madh të dezinformatave, që mund të sjellin në një gjendje jo të mirë. Familja ka qenë me ne dhe jemi në kontakt , familja nuk ka asnjë kontakt me fëmijën, po kujdesemi edhe për familjen”, tha Mujku.

“Ajo ka qenë edhe gjatë muajit qershor, ajo është trafikuar dhe ka qenë në strehim për një muaj rresht. Ajo është liruar me kërkesën e prindërve dhe paralajmërimeve se nëse do të rrinte më shumë do të kryente vetëvrasje”, shtoi ai.

Aktualisht janë 11 persona të arrestuar të dyshuar se e kanë trafikuar dhe kanë abuzuar seksualisht me të miturën. Kjo ngjarje solli një valë protestash në Prishtinë, Tiranë e Shkup. 

alban bogaj samedin mehmeti vehbi mujku

Sondazh

Poll

Bota 5 Shtator 2022, 15:22 d.a.

Kriza e ujit në Xhekson të Misisipit

Pamje nga vendngjarja SHBA- Banorët në kryeqytetin e një prej shteteve më të varfra në Shtetet e Bashkuara janë ende pa ...