Bota

Ministri: 11-vjeçarja është abuzuar seksualisht për një vit rresht, nuk janë arrestuar të gjihtë abuzuesit

Ai shtoi se institucionet përgjegjëse kanë dështuar për të mbrojtur 11-vjeçaren dhe kërkoi identifikimin e të gjithë përdhunuesve të vogëlushes.

5 Shtator 2022, 16:20 Nga F.M
Ministri: 11-vjeçarja është abuzuar seksualisht për
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka zbuluar se 11-vjeçarja është abuzuar seksualisht për një vit rresht. Mediat e Kosovës shkruajnë se Sveçla është shprehur se përveç dy rasteve të bëra publike, ka edhe shumë të tjerë për 11-vjeçaren. Ai shtoi se institucionet përgjegjëse kanë dështuar për të mbrojtur 11-vjeçaren dhe kërkoi identifikimin e të gjithë përdhunuesve të vogëlushes.

“Nuk bëhet fjalë as për dy raste, por bëhet fjalë për më shumë raste të dhunimit të të miturës 11-vjeçare. Sa më shpejt që është e mundur, të dalim me të gjitha të gjeturat e këtij rasti, jashtëzakonisht të rëndë. Në këtë rast janë të përfshirë qoftë Prokuroria, qoftë qendra për punë sociale, qoftë Policia e Kosovës, por edhe Agjencia e Kosovës për Forenzikë. Të gjitha informatat e deritanishme na tregojnë për dështime të njëpasnjëshme të institucioneve përgjegjëse për të mbrojtur së pari këtë të mitur, e pastaj për të identifikuar se çfarë ka ndodhur, dhe për të identifikuar të gjithë dhunuesit, e që fatkeqësisht të gjithë ende nuk janë arrestuar. Pres që Policia nën direktivat e Prokurorit, të angazhohet dhe të zbulohet e vërteta. Mund të them se e mitura është dhunuar për mbi një vit,”- tha Sveçla.

Aktualisht janë 11 persona të arrestuar të dyshuar se e kanë trafikuar dhe kanë abuzuar seksualisht me të miturën. Kjo ngjarje solli një valë protestash në Prishtinë, Tiranë e Shkup. 

xhelal zvecla

Sondazh

Poll

Bota 5 Shtator 2022, 15:22 d.a.

Kriza e ujit në Xhekson të Misisipit

Pamje nga vendngjarja SHBA- Banorët në kryeqytetin e një prej shteteve më të varfra në Shtetet e Bashkuara janë ende pa ...