Bota

Boris Johnson uron kryeministren e re Liz Truss: Ajo ka planin e duhur

Boris Johnson tha se Liz Truss ka "planin e duhur" për të trajtuar pabarazinë rajonale, rritjen e kostove të jetesës dhe për të mbledhur partinë në pushtet Konservatore.

5 Shtator 2022, 15:38 Nga d.a.

Boris Johnson uron kryeministren e re Liz Truss: Ajo ka planin e duhur

BRITANI- Kryeministrja e sapozgjedhur britanike Liz Truss ka "planin e duhur" për të trajtuar pabarazinë rajonale, rritjen e kostove të jetesës dhe për të mbledhur partinë në pushtet Konservatore, tha lideri në largim Boris Johnson në Twitter.

"Urime @trussliz për fitoren e saj vendimtare. Tani është koha që të gjithë konservatorët ta mbështesin atë 100%,” tha Johnson.

Rishi Sunak, i cili humbi betejën për kryeministrin e Britanisë, tha se partia tani duhet të mblidhet rreth fituesit të procesit Liz Truss.

"Tani është koha e duhur për t'u mbledhur rreth kryeministres së re Liz Truss, ndërsa ajo e udhëheq vendin në kohë të vështira," shkroi Sunak në Twitter.

Boris Johnson ka dhënë dorëheqjen si kryetar i partisë konservatore në Londër, njëkohësisht dhe si kryeministër i MB më 7 korrik. Vendimi erdhi pas presionit që pati nga kabineti qeveritar, ku afro 50 anëtarë të kabinetit, (ministra, zëvendësministra dhe ndihmës) dhanë dorëheqjen nga qeveria e Johnson brenda javës. Johnson fitoi votëbesimin nga partia e tij parlamentare në fillim të qershorit ku 41.2% të deputetëve të tij konservatorë votuan kundër. Nga 11 kandidatë në fillimi të garë në fund mbetën 2, Rishi Sunak dhe Lis Truss.

boris johnson liz truss kryeministri i ri i britanise

Sondazh

Poll

Bota 5 Shtator 2022, 15:22 d.a.

Kriza e ujit në Xhekson të Misisipit

Pamje nga vendngjarja SHBA- Banorët në kryeqytetin e një prej shteteve më të varfra në Shtetet e Bashkuara janë ende pa ...