Bota

Ana Brnabiç: Kosova provokoi rëndë me 31 korrik

Bërnabiç nga Qendra Multimediale në Mitrovicë, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Listës Serbe dhe kryetarë të komunave veriore, tha se “Kosova provokoi rëndë më 31 korrik”.

5 Shtator 2022, 15:36 Nga e.k
Ana Brnabiç: Kosova provokoi rëndë me 31 korrik
Pamje nga takimi

KOSOVË- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, u shpreh se ka ardhur në Kosovë për të sjell mesazhe paqeje, por gjatë fjalimit të saj, të hënën në Mitrovicën e Veriut, ajo megjithatë provokoi e akuzoi qeverinë e Kosovës.

Bërnabiç nga Qendra Multimediale në Mitrovicë, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Listës Serbe dhe kryetarë të komunave veriore, tha se “Kosova provokoi rëndë më 31 korrik”.

“Populli serb (në Kosovë) duhet ta dijë se askush, askush nuk guxon ta rrezikojë”, tha ajo në vizitën e parë në Kosovë si kryeministre e shtetit fqinj.

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç lajmëroi më 1 shtator vizitën e saj në veri të Kosovës me leje të autoriteteve të vendit. Brnabiç shoqërohet në takim nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç. Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjellta të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.  Ndërkohë që serbët vijnë në Kosovë, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizitojnë Luginën e Preshevës.

Sondazh

Poll

Bota 5 Shtator 2022, 15:22 d.a.

Kriza e ujit në Xhekson të Misisipit

Pamje nga vendngjarja SHBA- Banorët në kryeqytetin e një prej shteteve më të varfra në Shtetet e Bashkuara janë ende pa ...