Bota

Brnabiç refuzon ta quajë kufi pikën mes Kosovës dhe Serbisë, kapet keq me gazetaren: Isha në të drejtën time...

Brnabiç këto deklarata i bëri pas kalimit të kufirit Kosovë – Serbi, ku pritet që sot të qëndrojë në Kosovë e ku do të vizitojë komunat veriore me shumicë serbe, raporton Klankosova.

5 Shtator 2022, 15:27 Nga e.k
Brnabiç refuzon ta quajë kufi pikën mes Kosovës dhe
Ana Brnabiç

KOSOVË- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka refuzuar që ta quajë kufi – pikën e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë.  Gjatë fjalimit të saj nga Mitrovica e Veriut, Brnabiç i është kundërpërgjigjur gazetares, e cila e pyeti se cila ishte ndjesia e parë që kishte pasur kur mbërriti në veri të vendit. 

PJESË NGA BISEDA: 

Gazetarja: Si u ndjetë kur kaluar “kufirin” mes Serbisë dhe Kosovës”?

Ana Brnabiç: Si u ndjeva kur kalova vijën administrative... të them të drejtën u ndjeva sikur isha në të drejtën time.

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç lajmëroi më 1 shtator vizitën e saj në veri të Kosovës me leje të autoriteteve të vendit. Brnabiç shoqërohet në takim nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç. Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjellta të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.  Ndërkohë që serbët vijnë në Kosovë, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizitojnë Luginën e Preshevës.

ana brnabiç ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 5 Shtator 2022, 15:22 d.a.

Kriza e ujit në Xhekson të Misisipit

Pamje nga vendngjarja SHBA- Banorët në kryeqytetin e një prej shteteve më të varfra në Shtetet e Bashkuara janë ende pa ...