Bota

Brnabiç në Kosovë/ Tregon porosinë e Vuçiç-it: Tani është koha për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Ajo theksoi se tani është koha për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe shtoi se një gjë të tillë do ta përsërisë kudo që të shkojë nga Mitrovica në Bruksel e Pekin.

5 Shtator 2022, 15:15 Nga e.k
Brnabiç në Kosovë/ Tregon porosinë e
Ana Brnabiç

KOSOVË- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, gjatë vizitës së saj në Mitrovicë të Veriut u shpreh se dëshiron të përçojë mesazhe të paqes, stabilitetit dhe tolerancës.

Brnabiç u shpreh se autoritetet nga Serbia, përfshirë presidentin Aleksandar Vuçiç, do të jenë gjithmonë me komunitetin serb në Kosovë.

“Edhe pse në Veri po qëndroj në rrethana të rënda, jam shumë e lumtur që pas provokimeve të fundit më 31 korrik kemi arritur të ruajmë qetësinë, interesi i Serbisë është qetësia dhe stabiliteti. Dëshiroj që nga këtu të dërgoj mesazhin për qetësi stabilitet dhe tolerancë, gjithashtu një porosi nga presidenti Aleksandar Vuçiç që gjithmonë do të jemi me popullin tonë në Kosovë e Metohi”, tha ajo.

Ajo theksoi se tani është koha për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe shtoi se një gjë të tillë do ta përsërisë kudo që të shkojë nga Mitrovica në Bruksel e Pekin.

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç lajmëroi më 1 shtator vizitën e saj në veri të Kosovës me leje të autoriteteve të vendit. Brnabiç shoqërohet në takim nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç. Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjellta të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.  Ndërkohë që serbët vijnë në Kosovë, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizitojnë Luginën e Preshevës.

ana brnabiç ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 5 Shtator 2022, 15:22 d.a.

Kriza e ujit në Xhekson të Misisipit

Pamje nga vendngjarja SHBA- Banorët në kryeqytetin e një prej shteteve më të varfra në Shtetet e Bashkuara janë ende pa ...