Bota

Brnabiç foli për sigurinë e serbëve nga Mitrovica, Kurti i përgjigjet nga Podujeva: Kosova është shtet demokratik

Pas një vizite në një shkollë në Podujevë, Kurti tha se qytetarët e Kosovës janë të sigurt, përfshirë pjesëtarët e komunitetit serb në veri.

5 Shtator 2022, 15:54 Nga e.k
Brnabiç foli për sigurinë e serbëve nga Mitrovica, Kurti i
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu përgjigj deklaratave të kryeministres serbe, e cila foli për sigurinë e serbëve nga Mitrovica e Veriut, ku po zhvillon një vizitë. Brnabiç tha se erdhi në Mitrovicë “në një moment të vështirë”.

Pas një vizite në një shkollë në Podujevë, Kurti tha se qytetarët e Kosovës janë të sigurt, përfshirë pjesëtarët e komunitetit serb në veri.

"Qytetarët e Republikës së Kosovës janë të sigurt për shkak se Kosova është shtet demokratik dhe i pavarur, me sovranitet e integritet territorial që nuk e duron dhe e lufton edhe krimin e organizuar, edhe korrupsionin e të gjitha llojeve dhe ngjyrave. Pra, edhe pjesëtarët e komunitetit serb janë të sigurt edhe në jug të Ibrit, edhe në veri të Ibrit. Ata që janë të pasigurt dhe mbase edhe ndjehen të pasigurt janë kriminelët, janë të korruptuarit, meqenëse drejtësia e shtetit dhe fuqia e ligjit është e pamëshirshme me ta”, tha Kurti.

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç lajmëroi më 1 shtator vizitën e saj në veri të Kosovës me leje të autoriteteve të vendit. Brnabiç shoqërohet në takim nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç. Dhënia e lejes për vizitë bazohet në marrëveshjen lidhur me vizitat e ndërsjellta të përfaqësuesve politikë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.  Ndërkohë që serbët vijnë në Kosovë, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizitojnë Luginën e Preshevës.

ana brnabiç ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 5 Shtator 2022, 15:22 d.a.

Kriza e ujit në Xhekson të Misisipit

Pamje nga vendngjarja SHBA- Banorët në kryeqytetin e një prej shteteve më të varfra në Shtetet e Bashkuara janë ende pa ...