Sport

Roma, përgjigja e tifozëve pas humbjes ndaj Udineses! Biletat ndaj Atalantës në stadiumin 'Olimpico' janë shitur

Tifozët i përgjigjen humbjes 4-0 të Romës kundër Udineses në fundjavë. Përgjigje e madhe nga tifozët verdhekuq të cilët do të jenë përkrah skuadrës edhe për ndeshjen e 18 shtatorit në Olimpico kundër Atalantës.

5 Shtator 2022, 16:17 Nga DOSJA

Roma, përgjigja e tifozëve pas humbjes ndaj Udineses! Biletat ndaj

ITALI- Tifozët i përgjigjen humbjes 4-0 të Romës kundër Udineses në fundjavë. Përgjigje e madhe nga tifozët verdhekuq të cilët do të jenë përkrah skuadrës edhe për ndeshjen e 18 shtatorit në Olimpico kundër Atalantës.

Pas dy ndeshjeve radhazi jashtë (Udinese dhe, të hënën e ardhshme, Empoli), Roma do të sfidojë lojtarët e Bergamos me tribuna të mbushura. Mbi 60 mijë tifozë do të jenë në stadium për të mbështetur ekipin, një tjetër frymë dashurie që natyrisht nuk do të përfundojë pas disfatës së rëndë ndaj Udineses.

E.Ç (Dosja.al)

roma atalanta

Sondazh

Poll