Sport

Gattuso i gjen ‘bashkëshort’ vajzës së tij, një futbollist të Valencias…

“Toni Lato është një djalë i pabesueshëm dhe modest. Vajza ime është shumë e re, 18 vjeçe, por mendoj se ai do të ishte mashkulli ideal për të”,- ka deklaroi me humor italiani...

5 Shtator 2022, 13:51 Nga DOSJA

 

Gattuso i gjen ‘bashkëshort’ vajzës së tij, një

SPANJE - Gennaro Gattuso, trajneri i Valencias, është i kënaqur me mbrojtësin e majtë Toni Lato, aq sa pas ndeshjes ndaj Getafes të fituar me rezultatin 5-1, deklaroi se lojtari që shënoi edhe golin e parë të takimit në minutën e 7-të, do të ishte bashkëshorti ideal për vajzën e tij.

“Ai është një djalë i pabesueshëm dhe modest. Vajza ime është shumë e re, 18 vjeçe, por mendoj se Toni do të ishte mashkulli ideal për të”,- deklaroi italiani.

“Jam me fat që kam në skuadër një djalë si Toni. Kam folur shumë me të gjatë këtyre dy muajve, kam parë numrat e tij dhe kam parë që ishte gjithmonë i dëmtuar. Ai më dëgjoi mua, dëgjoi ekipin teknik dhe mjekët. 

Ai ka një problem: kur stërvitet, gjithmonë ka një ngarkesë 20 deri në 25 për qind më shumë se lojtarët e tjerë. Nuk dini si ta kontrolloni atë. Sot është e rëndësishme që t'i shpjegojmë gjithçka, rëndësinë e ngarkesës dhe atë që bëjmë çdo javë”,- tha trajneri italian.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll