Sport

Ishte pranë firmës me Partizanin, trajneri italian që ka stërvitur në Serie A firmos me…

Serse Cosmi është zyrtarisht trajneri i ri i Rijekës. Trajneri italian ishte pa skuadër  deri në qershor të vitit 2021.

5 Shtator 2022, 12:39 Nga DOSJA

Ishte pranë firmës me Partizanin, trajneri italian që ka

KROACI- Serse Cosmi është zyrtarisht trajneri i ri i Rijekës. Trajneri italian ishte pa skuadër  deri në qershor të vitit 2021. Klubi kroat në një deklaratë zyrtare në faqen zyrtare do të shkruante: “Cosmi është një trajner italian me shumë përvojë që ka drejtuar disa ekipe futbolli në karrierën e tij.

Një ikonë e vërtetë që ka shënuar thellësisht futbollin italian. Shenja e tij dalluese janë kapelja, mjekra dhe sasia e madhe e energjisë që ai vendos në çdo ndeshje." Tekniku italian ishte kandidat për pankinën e Partizanit, por pa mundur që të firmoste me klubin kryeqytetas pasi priste një ofertë më të mirë.

 E.Ç (Dosja.al)

serse cosmi serie a partizani

Sondazh

Poll