Sport

PSG-Juventus/ Di Maria sërish në 'Pit-Stop', humbet sfidën e Championsit, Paredes projektohet titullar

Në shtëpinë e Juventusit, është koha për Champions League-n. Provimi është menjëherë një nga më të vështirat.

5 Shtator 2022, 15:54 Nga DOSJA

PSG-Juventus/ Di Maria sërish në 'Pit-Stop', humbet

ITALI- Në shtëpinë e Juventusit, është koha për Champions League-n. Provimi është menjëherë një nga më të vështirat. Pas një starti miks në kampionat, skuadra e Allegrit do të duhet të përballet me luftanijen PSG. Një 'makinë lufte' për t'u përballur duke pasur parasysh ndeshjet e fundit të Juventusit, por vendimtare për të kuptuar se në çfarë niveli është skuadra dhe si pritet të prezantohet kundër kampionëve të Francës.

Massimiliano Allegri do të duhet të luajë pa Angel Di Maria, madje as nuk është grumbulluar, dhe për këtë arsye do të mungojë në ndeshjen kundër ish-skuadrës së tij. Fideo doli me rifillimin e pjesës së dytë pas ndeshjes kundër Fiorentinës, tentoi të luante por më pas iu desh të ngrinte flamurin e bardhë.

Megjithatë, e veçanta tjetër është nëse do të jetë në formacion Leandro Paredes, përshtypja është se Allegri mund ta aktivizojë sërish që në fillim për t'i dhënë më shumë gjeometri manovrës së mesfushës dhe për të tentuar të furnizojë me më shumë cilësi Vlahovic, i thirrur për të drejtuar sërish sulmin. Një formacion kompakt dhe fizik që përpiqet të shmangë fuqinë e zjarrit të PSG dhe të përpiqet të godasë ndoshta në fillim ekipin francez.

E.Ç (Dosja.al)

juventus di maria

Sondazh

Poll